E njëjta situatë është edhe në biznes, për të gjithë ata që duan t’i përkushtohen atij. Ka kaq shumë punë për t’u bërë! Netë pa gjumë, afate në mënyrë të vazhdueshme, burime të pakëta financiare…puna është pa mbarim. Duket sikur vrapon nga një gjë te tjetra, duke u përpjekur që të gjitha të bëhen mirë dhe siç duhet. Dhe në fakt, ju duhet të jeni inkurajuesi kryesor i vetes tuaj. As që duhet ta mendoni dështimin. Fëmijët rriten, marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe ju filloni të mendoni për të ardhmen e tyre. Biznesi gjithashtu fillon të marrë formë, stafi fillon të ketë më shumë punë. Ju më në fund mund të filloni të palnifikoni më shumë se sa përfshin përditshmëria.
Ndërsa jetët tona në shtëpi dhe në punë evolouojnë, ne gjithashtu duhet të evoluojmë. Të kujdesesh për një të sapolindur ose fëmijë të vogël është ndryshe nga ndihma dhe trajtimi i një fëmije kur e ke në universitet. Menaxhimi i një biznesi në rritje është shumë ndryshe nga menaxhimi i një startup-i. Kështu pra, të duhet të ndryshosh së bashku me familjen dhe biznesin. Mënyra se si kontribuon dhe drejton ata që ke përreth vetes duhet të ndryshojë, sepse edhe ata vetë kanë ndryshuar.
Lexo: Si të krijoni balanca midis jetës personale dhe profesionale?
Vjen një moment dhe ju do të filloni të reflektoni rreth mënyrës se i jeni përkushtuar fëmijës tuaj dhe rreth mënyrës se si u kujdesëst për zhvillimin e biznesit tuaj, apo rritjen tuaj në karrierë. Me siguri, do të ketë diçka, për të cilën nuk keni qenë shumë të kënaqur, por në përgjithësi gjërat kanë shkuar mirë. Përfundimi mund të jetë se, pavarësist gjithçkaje dhe moshës së fëmijës tuaj, ju gjithmonë do të kontribuoni në mirëqenien e jetës së të tjerëve. Nëse nuk do të jetë diçka monetare, do t’i ndihmoni me vetëbesimin.
“Unë mund të mbështes mënyrën e tyre të të menduarit, mund t’u jap këshilla dhe mund t’u jap pikëpamjen time mbi gjërat, diçka që ata mund të mos e kenë. Mund t’u jap mbështetje për vendimet e tyre. Mund t’u kujtoj se kanë gjithçka që nevojitet për të patur sukses, se e dinë se cilët janë si profesionistë dhe se para tyre shtrihet një karrierë e suksesshme. Mund t’i ndihmoj të kenë besim te vetja. Ashtu si shumë të tjerë bënë me mua, kur kisha më shumë nevojë për të”, thotë Jim Joseph, contributor në Entrepreneur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.