Zyra e BE-së dhe Shtëpia e Evropës në Kosovë ju ftojnë që të jeni pjesë e garës për ide biznesi dhe të keni rast të merrni financim për idenë tuaj afariste .
Lexo: 50 Ide biznesi për të rinjtë në vendet në zhvillim
Për të marrë pjesë në garë shkarkojeni aplikacionin nga www.europehouse-kosovo.com.
Shkruani një përshkrim të shkurtër të idesë së biznesit dhe një plan të shkurtër biznesi.
Dorëzoni aplikacionin tuaj në info@europehouse-kosovo.com
Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është data 7 qershor 2019!
Juria profesionale do të përzgjedhë tri idetë më atraktive dhe Shtëpia e Evropës do të organizojë një prezantim publik të tre propozimeve para investitorëve të mundshëm.
Shpërblimi: 3 Propozimeve më të mira do t’u ofrohet të gjejnë një investitor dhe ta fitojnë një pako mbështetëse prej 20,000 dollarë nga ICK dhe Gjirafa.
Gara është pjesë e fushatës për Zhvillim Ekonomik “Të flasim për ekonominë”, të mbështetur nga BE në Kosovë dhe të zbatuar nga Shtëpia e Evropës.
Gara është e hapur deri më 7 qershor.
Lokacioni: Shtëpia e Evropës
Prishtinë-Kosovë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto