50 ide biznesi për të rinjtë në vendet në zhvillim - Business Magazine Albania

50 ide biznesi për të rinjtë në vendet në zhvillim

Nga Ben Kubbasek

Si një sipërmarrës serial, autor dhe kryetar, është qëllimi im i jetës ti ndaj përvojat e mia (si sukseset dhe dështimet) me të rinjtë në mbarë botën për t’i ndihmuar ata të kenë sukses si sipërmarrës të rinj.

  1. Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë të kontabilitetit ju mund të bëni një shërbim të kontabilitetit ose kontabilitetit të pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një kontabilist me orar të plotë.
  2. Marketingu Affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të përfitoni komision nga një kompani për shitjen e produkteve të tyre në uebfaqe.
  3. Zhvillimi i aplikacioneve. Nëse i doni kompjuterat dhe programimin kjo mund të jetë një ide e mirë biznesi për ju.
  4. Riparimi i aparateve të ndryshme.  Në rast se ju pëlqen të riparoni gjëra, kjo është puna për ju.
  5. Blogu. Nëse doni të shkruani mund t’ju duket tërheqëse të filloni një blog. Ka shumë mundësi të ardhurash nga blogimi, duke përfshirë partneritetet afariste, sponsorizimin, shitjen e produkteve dhe reklamat.
  6. Ndërtimi i planeve të biznesit. Shumë njerëz nuk kanë kohë për të planifikuar një biznes, prandaj puna juaj është që ta transformoni idenë e tyre në një plan biznesi.
  7. Shërbimi i ushqimit. Kjo punë mund t’ju përshtatet shumë mirë nëse keni pasion për ushqimin. Ky biznes gjithmonë do të jetë një biznes i mirë.
  8. Shërbimi i kujdesit për fëmijët. Shumë prindër janë duke kërkuar zgjidhje për kujdesin ndaj fëmijëve. Mund të gjeni një mënyrë edhe për të qëndruar në shtëpi me fëmijët tuaj, duke fituar para (pra, duke u kujdesur edhe për fëmijët tuaj edhe për fëmjët e dikujt tjetër në të njëjtën kohë).
  9. Shërbimi i pastrimit. Nga kjo pikë mund të zgjidhni shërbimin e pastrimit që dëshironi të filloni (makina, rroba, shtëpi) ose të gjitha.
  10. Riparimi dhe mirëmbajtja e kompjuterit. Kompjuterët janë të shtrenjtë dhe njerëzit mbështeten tek këto pajisje për të punuar. Pra, kur ata prishen është puna juaj për t’i rregulluar.
  11. Trajnime kompjuterike. Jo të gjithë dinë se si të përdorin një kompjuter, apo edhe se sa e dobishme mund të jetë kjo aftësi. Kështu që ju do të jeni mësuesi i tij/saj. Ndihmojini ata për të ndihmuar veten tuaj.
  12. Shkrues i përmbajtjes. Kjo punë u referohet atyre që janë të frymëzuar nga shkrimi, blogu, artikujt dhe në thelb për çdo gjë që klienti ka nevojë.
  13. Shërbimi i futjes së të dhënave. Ajo që duhet të bëni është të hidhni informacionet nga letrat në kompjuter duke përdorur tastierën, skanerin, etj
  14. Shitës Ebay. Blej gjëra dhe shiti ato në Ebay.
  15. Shërbimet editoriale. Këtu janë disa nga shërbimet editoriale që mund të ofroni nga shtëpia juaj:
  • Kopjimi – përmirësoni stilin, saktësinë ose tekstin e një artikulli apo bllogu
  • Korrigjimi – gjeni gabimet e shkrimtarit
  • Indeksimi – vë në dukje ose udhëzon në një referencë
  • Shkrimi “fantazmë” – shkruani në vendin e dikujt tjetër, pa marrë ndonjë meritë
  • Copywriting – shkruan përmbajtje për informacion, edukim, promovim, etj
  • Shkrimtar- shkruan libra
  • Përgatitja e artikujve të revistave – shkruan artikuj për revista me qëllime të ndryshme
  • Ofruesi i përmbajtjes së faqeve në internet – bën një faqe interneti më tërheqëse dhe më të dobishme.
  1. Riparuesi i elektronikës. Ky biznes është i ngjashëm me biznesin e riparimit të kompjuterave, por në këtë rast përveç kompjuterëve do të riparosh të gjitha llojet e pajisjeve elektronike.
  2. Kopshtari. Kujdesi për kopshtet e njerëzve, lulet dhe bimësinë.
  3. Shkrues i Granteve. Përgjegjësia juaj do të jetë të kujdeseni për të gjitha aktivitetet e nevojshme për të përgatitur, dorëzuar dhe menaxhuar propozimet për grante.
  4. Punonjës. Nëse ju pëlqen të ndihmoni njerëzit dhe të riparoni gjërat rreth shtëpisë kjo është punë për ju.
  5. Ofruesi i kujdesit për fëmijët në shtëpi. Personi ideal për këtë punë duhet të dojë foshnjat, sepse kjo punë bazohet në kujdesjen për foshnje dhe të vegjël.
  6. Konsulenti i Imazhit. Puna e një konsulenti të imazhit është të përmirësojë pamjen, reputacionin e një personi ose një kompanie dhe t’i ndihmojë ata të japin një ndikim.
  7. Mbushja e tonerave. Në ditët e sotme gjithkush zotëron një printer dhe bobina e reja janë shumë më të shtrenjtë sesa mbushja e një bobine të re.
  8. Dizajner i brendshëm. Nëse keni talent për dizajn, modë apo art dhe nëse imagjinata juaj është krijuese, kjo punë mund të jetë vetëm për ju.
  9. Hulumtues interneti. Një hulumtues në internet zbulon informacionet që janë të vështira për t’u gjetur.
  10. Faqja e internetit e komunitetit lokal. Ju mund të krijoni një faqe interneti për komunitetin tuaj lokal, ku njerëzit do të vendosin reklama ose ndonjë informacion të dobishëm.
  11. Terapist i masazheve. Ndihmoni njerëzit të relaksohen duke përdorur teknika të ndryshme të masazhit.
  12. Riparimi i celularit. Riparimi i celularëve mbulon kaq shumë fusha. Nëse keni një aftësi për të ndrequr gjërat, mund të keni gjetur mundësinë e përsosur të biznesit.
  13. Shërbimi i transportit. Jo të gjithë kanë një makinë, sidomos një të mjaftueshme për të lëvizur të gjitha gjërat e tyre nga një shtëpi në tjetrën, kështu që ju mund ta zgjidhni këtë problem.
  14. Leksione muzikore. Nëse je i mirë në këndim ose luan ndonjë instrument, shanset janë se dikush dëshiron të mësojë nga aftësitë tuaja.
  15. Nutritionist. Si një nutritionist ju ndihmoni njerëzit të humbasin, fitojnë ose mbajnë peshën e tyre duke ndryshuar dietën dhe stilin e jetës.
  16. Broker online. Ideja është që ju do të fusni klientë tek pronarët e bizneseve. Çdo biznes po kërkon klientelë shtesë dhe shumica dërrmuese e bizneseve janë gjithashtu të gatshëm të paguajnë mirë për të.
  17. Fermë organike dhe biznes me serë. Zotërimi i një ferme organike ose një sere mund t’i ndihmojë njerëzit të hanë shëndetshëm dhe të fitojnë para në të njëjtën kohë.
  18. Kuzhinier personal. Shumë njerëz, sipërmarrës apo jo, nuk dinë si të gatuajnë, ose janë shumë të zënë, kështu që ata kërkojnë ndihmë dhe punësojnë një kuzhinier personal baumwolldecke.
  19. Trajner personal. Një trajner personal është përgjegjës për të ndihmuar një person të ushtrojë dhe të mbajë një stil jetese të shëndetshëm.
  20. Profesioni i kontrollit të insekteve. Mbani zyra, bimë dhe shtëpi të pastra dhe pa parazitë.
  21. Dado për kafshë. Kjo punë i përshtatet atyre që i duan kafshët. Është si babysitting, por për kafshët shtëpiake merino wolldecke.
  22. Menaxher i projektit. Një menaxher projekti mbikëqyr planifikimin e projektit, përcjell afatet dhe siguron që çdo objektiv është plotësuar dhe që të gjithë po bëjnë punën e tyre në një kompani.
  23. Agjent i pasurive të patundshme. Ky person është i përfshirë në shitjen ose dhënien me qira të shtëpive, banesave ose ndërtesave.
  24. Shkrues i rezumeve. Puna e një shkrimtari të rezumesë përbëhet nga shkrimi i një CV-je për punëkërkuesit.
  25. Konsulent shitjesh. Një konsulent i shitjes ndihmon njerëzit të blejnë atë që u duhet, si dhe të rrisin të ardhurave të kompanisë.
  26. Ofrues i kujdesit për të vjetrit. Përshkrimi për këtë punë konsiston në kujdesin për të moshuarit dhe nevojat e tyre.
  27. Konsulent SEO. Një konsulent SEO ju udhëzon për gjithҫka që duhet të dini për të rritur praninë tuaj në internet wolldecke schurwolle.
  28. Marketingu i mediave sociale. Ndihmoni kompanitë të krijojnë një platformë online të ndjekësve me shënjestër mediat sociale.
  29. Përkthyes. Jepni përkthime nga dhe në çdo gjuhë që kërkohet.
  30. Tutoring / Mësimdhënia. Ka shumë fusha të jetës sonë ku mund të përdorim pak ndihmë për t’u përmirësuar, duke përfshirë artin, aftësitë kompjuterike, organizimin, gatimin etj. Nëse jeni të aftë në një fushë të caktuar që njerëzit e tjerë kanë probleme dhe doni të jepni mësim, ato aftësi mësimore ose mësimdhënie mund të jenë shumë të dobishme.
  31. ​​Zhvillues i kursit Udemy. Zhvilloni kurse trajnimi online për njerëzit në mbarë botën rreth aftësive tua, që mund t’i ndani me të tjerët kaschmir wolldecke.
  32. Qendra e thirrjeve virtuale. Filloni një Qendër të Thirrjeve( Call Center) nga shtëpia juaj si një freelancer.
  33. Zhvilluesi i faqes. Krijon ose optimizon faqet e internetit.
  34. Planifikues martese. Një planifikues i dasmës kujdeset për gjithçka që përfshin martesa, deri në detajet e fundit wie wäscht man seide .
  35. Hap një kanal në YouTube. YouTube përdoret nga miliona njerëz, kështu që është një nga vendet më të mira për të gjeneruar të ardhura./Knowgogrow.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0