A ka të ardhme për të rinjtë në Shqipëri? - Business Magazine Albania

A ka të ardhme për të rinjtë në Shqipëri?

Këtë javë paralelisht me episodin e ri të LiveMe Show and Podcast nga Kristi Kumria, u lançua edhe numri i 25 i revistës nga Business Magazine Albania. Një numër special ky, i cili përmban shpalljen e fituesit të titullit sipërmarrësi i vitit si dhe startupi i vitit. 

Këtë episod Kristi ftoi Eglent Bicin, Kristi Mukollarin dhe Donika Volaj për të diskutuar mbi një temë aktuale për të gjithë të rinjtë në Shqipëri.

Konkretisht, a mund të zhvillohen të rinjtë në Shqipëri?

Lexo: Elon Musk jep 100 milionë dollarë për kë investon në teknologjinë e kapjes së CO2

Sipas Eglentit, bazuar në eksperiencat dhe njohjet e tij, Shqipëria është vendi ku potenciali gëlon, por fatkeqësisht nuk përdoret ose harxhohet në aktivitete të cilat nuk i shtojnë vlerë zhvillimit të brendshëm. Eglenti këshillon të rinjtë të mësojnë nëpërmjet eksperiencave të reja në treg dhe të guxuarit, pasi shkolla, thekson ai, është thjesht një pikë e vogël në oqeanin e mundësive.

Në vijim Kristi Mukollari na tregoi për një nismë të cilën ai, bashkë me shumë studentë të tjerë, ideuan dhe me të cilën janë angazhuar për pak kohë tashmë. E quajtur Dritarja e Mundësive, ajo është një hapsirë e lirë  ku të rinjtë mund të kërkojnë mundësi zhvillimi dhe karriere si: punësim, trajnime, praktika, kurse etj. Donika ndau me ne gjithë bumin e madh që pati kjo platformë në vetëm një muaj që prej krijimit të saj

Dritarja e Mundësive është e mbështetur mbi një punë tërësisht vullnetare dhe jo fitimprurëse nga ana monetare, por e inspiruar nga mesazhet dhe mirënjohja e të rinjve të cilët po gjejnë mundësitë që kërkojnë me ndihmën e saj. Megjithatë Eglenti, përpos përgëzimeve, u sugjeroi dy të rinjve të mendojnë për objektiva afatgjatë në lidhje me platformën. 

Lexo: NASA zbulon ujë në sipërfaqen e Hënës

Kristi sqaroi se Dritarja jo vetëm po ofron mundësi punësimi dhe praktika por po zhvillohen edhe konferenca rinore dhe seminare me qëllim parësor ndihmën ndaj të rinjve shqiptar, ku çdokush mund të marri pjesë.

Për këdo që është i interesuar të ndjekë këtë episod, për të marrë më shumë informacion për platformën Dritarja e Mundësive si dhe për të përfituar disa truke marketingu nga Eglent Bici, mund të klikoni në videon e mëposhtme apo të vizitoni të gjithë platformat e Business Magazine Albania. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0