A i keni menduar pensionet private?! Ja si funksionon skema e tyre. Intervistë me Elvis Ponari - Business Magazine Albania

A i keni menduar pensionet private?! Ja si funksionon skema e tyre. Intervistë me Elvis Ponari

pensionet private

Pensioni privat po merr vëmendje, si një zgjidhje alternative për moshën e tretë, nisur nga fakti që skema e pensioneve publike siguron pak të ardhura. Studime të shumta po ngrenë alarmin se skema e pensioneve shtetërore po has probleme. Kontrolli i Lartë i Shtetit shprehet se janë vetëm 1.4 kontribues për 1 pensionist, ndërsa Buxheti i Shtetit çdo vit detyrohet të paguajë më shumë lekë në fondin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Edhe pse Buxheti harxhon para çdo vit e më shumë, pensioni mesatar në Shqipëri vlerësohet të jetë rreth 9 500 lekë, një shumë e vogël krahasuar edhe me minimumin jetik të përcaktuar në 17 500 lekë nga një studim i Avokatit të Popullit. Në këto kushte, sytë nga forma të tjera financiare janë alternativë, si fondet e pensioneve private.

Në këtë rast, çdo individ mund të zgjedhë personalisht shumën që dëshiron të kontribuojë dhe më pas të përfitojë një rrogë të konsiderueshme në moshën e daljes në pension. Fondet e pensionit janë instrumenta financiarë, që ofrojnë siguri përmes risigurimit. Sipas statistikave, këto fonde kanë kthime, më të larta se skema publike, të cilat variojnë nga 5.3% në 2013-ën në 3.67% në 2021. 

Për të sjellë një shembull konkret. 

Nëse ju investoni 10 mijë lekë në muaj për 30 vite, të cilat shtohen me interes mesatar 5% çdo vit, atëherë rroga juaj pas moshës 65 vjeç do të jetë 55 mijë lekë. Ndërkohë tarifa e administrimi është vetëm 9.2 lekë për fondet tuaja, që është deri diku e papërfillshme. 

Për të shpjeguar më mirë detajet e këtij instrumenti financiar, zhvilluam një intervistë me z. Elvis Ponari, i cili është Administrator i Përgjithshëm i Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “SIGAL Life UNIQA Group Austria”. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0