A eshte website juaj thjesht “Selfie” apo nje mjet i vertete marketingu? - Business Magazine Albania

A eshte website juaj thjesht “Selfie” apo nje mjet i vertete marketingu?


Nga Dahna M. Chandler, President, Audience Matters

Social Media & Marketing Consultant

“Selfies”  gjenden kudo ne median sociale. Ka disa njerez qe postojne vetem selfies – shpesh para pasqyres duke bere dicka te pazakonte si duke veshur nje kostum apo pire nje gote ne nje vend te shtrenjte – gje e cila nuk shpreh asgje.

Nese nuk eshte nje person i njohur apo VIP, kjo gje nuk ka vlere per shume nga njerezit qe jane aktive ne median sociale.

Fatkeqesisht, shume njerez perpiqen te krijojne ‘selfie websites.” Per shembull, se fundmi, ne patem nje kliente qe operon ne industrine e bukurise, e cila donte te kishte nje website qe te fliste vetem per te dhe jo per biznesin e saj. Do te ishte me shume nje website i kote se sa nje website i perqendruar tek klienti. Website tregonte se kush ishte ajo dhe jo ate se cfare klientet do te donin te shikonin kur te vizitonin website e ketij biznesi. Ne u perpoqem ta bindnim por ajo nuk luante nga e vetja. Ne e ndertuam faqen dhe ajo e pelqeu.

Kjo eksperience na vuri ne mendime. Nga natyra, njerezit jane vanitoze.

Objekti i preferuar i gjithsecilit prej nesh eshte vetvetja.

Njerezit duan te degjojne emrin e tyre dhe te flasin per veten. Ata kane ide te vecanta rreth vetes se tyre dhe se cfare mund te bejne (zakonisht kjo nuk ndodh nga perspektiva e klientit.) Dhe natyrisht ata mendojne se ideja mbrapa biznesit te tyre eshte me e mira qe mund te perceptohet dhe se ato nuk kane asnje fare konkurrence ne internet.

Por a mund tja dalesh duke shfaqur gjithe kete dashuri per veten ne strategjine tuaj te marketingut online?

A duhet te flase prania juaj online vetem per ju? Ja si ta kuptoni nese perpjekja juaj ka qene e kote. Te gjitha keto shembuj jane marre nga eksperienca reale me klientet tane.

* E gjithe permbajtja flet per ju, jo per biznesin apo klientet e tu

Ju i keni dedikuar pjesen me te madhe te permbajtjes ne website faktit se kush jeni ju dhe se cfare keni bere dhe nuk keni paraqitur aty informacion objektiv qe ju ben juve ndryshe nga konkurrentet tuaj. Pak permbajtje i ndihmon klientet tuaj. Patjeter ka shume foto tuajat, selfies, por ju nuk keni aktor/aktore, shkrimtar/e apo zbavites/e. Ne fakt, ju keni nje biznes te bazuar ne sherbime.

* Ju levdoni veten se sa mrekullueshem ju, produkti apo sherbimi juaj duket por nuk jepni prova.

Ju keni qene ne biznes per shume vite dhe ne website bien ne sy te gjitha cmimet. Por asnje informacion se si ju i keni ndihmuar klientet ne te shkuaren ose se si i keni sherbyer. Mendimet e klienteve mungojne ne website ose ato jane te vjetra. Dhe, perseri, ju flisni per veten tuaj por nuk i ofroni ndonje vlere vizitorit qe shikon faqen tuaj dhe qe mund te doja ta shperndaje.

* Ju perdorni testimonials nga njerez qe duket sikur i keni paguar ose qe nuk ekzistojne.

Keto fjale te papermbajtura qe tregojne se sa e mrekullueshme eshte te punosh me ju, duket se nuk kane vlere kur nuk ka substance te vertete ne te ose emra te cilat vizitori mund te kerkoje ne Google. Ato njerez nuk kane ndonje kredibilitet dhe ato nuk ju japin edhe juve kushedi se cfare ne aspektin e reputacionit.

* Website juaj permban ngjyrat tuaja me te preferuara dhe ka nje logo qe ju e dashuroni por asnje prej ketyre gjerave nuk perfaqeson standartet e industrise ne te cilen ju operoni apo ploteson preferencat e audiences suaj.

Ju keni pak dijeni se si ngjyra ndikon tek vizitori dhe ju vendosni ngjyra ne website tuaj i cili nuk ploteson objektivin e klienteve. Dhe logoja juaj mund te jete e nje cilesie te dobet, e dale mode dhe jo terheqese. Pavaresisht nga kjo ju vazhdoni te perdorni logon dhe prisni qe te tjeret ta pelqejne ate, sepse ajo te perfaqeson ty. Dhe kur ai qe realizon dizajnin e faqes ju thote se ngjyrat nuk bejne per rastin tuaj apo se logoja nuk reflekton cilesine e sherbimit per te cilin ju flisni, ju kembengulni duke thene se website duhet “te me perfaqesoje mua.” Sinqerisht ju besoni se vizitoret kujdesen me shume per ju se sa per produktin apo sherbimin kur e paraqisni ne menyre profesionale.

* Pjesa tjeter e marketingut te website perserit strategjite e thena me lart.

Ne median sociale, ne newsletters, kartolinat apo videot tuaja, gjithshka flet per ju. Permbajtja qe ju krijoni ka si qellim tju vendose ju ne qender te vemendjes nderkohe qe ju nuk jeni as aktor, as nje zbavites apo nje person tjeter spikates. Patjeter qe ju nuk degjoni asnje mendim tjeter profesionisti dhe pyesni veten perse strategjia juaj e marketingut nuk po funksionon.

Por mos na keqkuptoni. Patjeter qe ju duhet te ndertoni nje website i cili ka nje permbajtje qe flet per historine tende apo te produktit a sherbimit tuaj. Por jane klientet ata qe percaktojne vertete te verteten  dhe vleren e brandit tuaj. Brandi juaj eshte shuma totale e pervojave qe audienca juaj ka me biznesin tuaj. Nese ato shohin website tuaj apo median sociale dhe nuk e pelqejne, ato do te largohen.

Ju keni vetem 5 sekonda per ti bindur ata te qendrojne…

Keshtu beji vetes tende nje nder. Realizo nje website per vizitoret e tu. Na beso, vizitoret mund ta thone fjalen e fundit.

Nese ju nevojitet tani nje mendim professional per website tuaj apo per strategjine tuaj te marketingut, kontaktoni marketing@newmedia.al

Stafi i New Media do ju sherbeje me kenaqesi per te ndertuar website qe ju ben pune si ne kuader prezantimi ashtu edhe ne funksion te shitjeve. Gjithashtu do t’ju asistojme FALAS per realizimin e nje strategjie per te qene sa me te ´´dukshem dhe sa me te gjetshem´ ne internet.

Per tu njohur me disa nga projektet tona klikoni KETU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0