A është së fundmi BMW duke përgatitur një BMW M4 CSL?

A është së fundmi BMW duke përgatitur një BMW M4 CSL?


Inxhinierët e BMW M së fundmi janë parë të testojnë një version më agresiv të M4 GTS. Ndoshta një M4 CSL, do të jetë rikthimi i 3 shkronjave në lojë.

Është pak e vështirë në fakt të flasësh me siguri të plotë. Por, fjalë për një model të ri ka patur. Frank van Meel, CEO i BMW M, ka folur më parë për një version ekstrem “track-focused” nën emrin CSL.

CSL do të jetë niveli më i lartë i mnjeteve të dedikuara për pista. Të ndërtuara në pista, për pista. Thjeshtë do të mund të regjistrohen dhe përdoren ashtu si gjithë makinat e tjera. Kjo cilësohet sepse shumë makina të përgatitura për pista nuk plotësojnë standardet minimale të një makine rruge, sepse në to aplikohet gjithë kreativiteti i mudshëm dhe nuk njihen rregullat.

Nëse nuk jeni familjar me termin, CSL do të thotë “Coupe Sport Lightweight”. Modeli i fundit CSL ishte E46 M3. E46 M3 CSL u prodhua në një numër të kufizuar prej 1400 njësish në vitet 2002-2004. Një numër kaq i limituar, ka bërë që ajo makinë të jetë vetëm për disa lloj klientësh.

m4 gts

M4 GTS në foto, i përputhet shumë përshkrimeve të van Meel për CSL në vazhdim. Do të jenë më shumë se vetëm 1 model madje. Makina është e paisur me shumë pjesë që nuk i gjen në M4 GTS normale. Një bisht i pasëm më i madh. Gjithashtu edhe parafango me çarje për kalimin e ajrit, ndryshe nga M4 deri më tani. Gjithashtu edhe goma Michelin Pilot Sport Cup 2.

Mendohet gjithashtu që makina të jetë e zhveshur nga të gjitha gjërat e panevojshme në brendësi. Kafazi i sigurisë, me siguri do të gjejë vend në të.

Nuk dihet ndërkohë se çka ndodhet poshtë kofanos. M4 GTS ka një motorr 3.0L twin-turbo me 6 pistona në linjë. I aftë të prodhojë 493HP dhe 600Nm torque. Me këto të dhëna ajo ka vënë një kohë prej 7:27.88 rreth Nürburgring Nordschleife.

Burimi: Motor Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0