A është gushti muaji më i keq për të investuar në bursat evropiane? - Business Magazine Albania

A është gushti muaji më i keq për të investuar në bursat evropiane?

Gushti është historikisht muaji më i keq për aksionet evropiane, me indeksët rajonalë që në mënyrë konstante shënojnë kthime negative gjatë këtij periudhe. Pas një gjysmëviti të fortë në 2025 dhe një korrik relativisht pozitiv, të dhënat e së kaluarës sugjerojnë se momentum-i veror në tregjet evropiane rrallë ruhet kur vjen gushti.Ky muaj karakterizohet nga vëllime tregtare të ulëta, një ndjeshmëri e shtuar ndaj lajmeve ekonomike dhe gjeopolitike dhe një volatilitet i qëndrueshëm në rritje. Analiza e të dhënave të tre dekadave të fundit tregon një rënie mesatare prej 1.66 % të indeksit EURO STOXX 50, duke e bërë gushtin muajin më problematik të vitit. Vetëm 43 % e herëve ky indeks ka mbyllur në rritje. Indeksi më i gjerë STOXX Europe 600 ka marrë humbje mesatare prej 0.7 % gjatë gushtit në 24 vitet e fundit, me të njëjtën ratio suksesi prej 43 %.

Lexo edhe: Shqipëria do të përdorë AI-në në luftën kundër pastrimit të parave

Indeksët kombëtarë reflektojnë të njëjtën tendencë:

DAX (Gjermani): -2.2 %, pozitiv vetëm në 47 % të rasteve.

CAC 40 (Francë): -1.47 %, duke u krahasuar me shtatorin që bën -1.49 %, ratio suksesi vetëm 37 %.

FTSE MIB (Itali) dhe IBEX 35 (Spanjë): humbje mesatare prej rreth 0.7 % dhe 0.9 % respektivisht.

Edhe ndërmarrjet më të mëdha gjermane vuajnë nga sezonaliteti i gushtit: Thyssenkrupp (-4.6 %), BMW (-4.1 %), Volkswagen (-3.3 %), Deutsche Bank (-3.47 %) dhe të tjera, me probabilitete të larta për performancë negative.

Megjithë rikuperimin e mirë që treguan indekset në gjysmën e parë të vitit, gushti mbetet një pikë sezoni që nuk mund t’i shpërfillë investitori, qoftë për shkak të kthimeve negative, likuiditetit të ulët apo ndjeshmërisë ndaj lajmeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0