Sipas dokumentave, banka e parë zyrtare ishte Taula de la Ciutat e cila u hap në Barcelonë në vitin 1401. Ndërsa praktikat bankare zënë fill që në Perandorinë Romake. Taula de la Ciutat operoi si një burim thesari për qeverinë katalonjase.
Ndërsa banka më e vjetër që akoma vazhdon të operojë që nga 1472 është …
Banca Monte dei Paschi di Siena në Itali. Qëllimi fillestar i kësaj banke, e quajtur fillimisht The Monte di Pieta, ishte të ofronte kredi bamirësie për të varfërit. Banka vazhdon të operojë edhe sot e kësaj dite dhe ajo ka degë në të gjithë Italinë. CEO e saj është Fabrizio Viola.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto