Shpresa Rupar, Trajnere
Bisedë mes 1 çifti- Ata të dy kishin kohë që nuk dilnin vetëm dhe më në fund ishin shumë të lumtur që gjetën mundësinë me kë t’i linin fëmijët. Ishte dita e tyre. Pas një shëtitjeje të gjatë, pas një darke të këndshme, në bisedë e sipër ajo i tha që nuk është e lumtur.
Ai paksa i çuditur pa gruan e tij, sepse, pavarësisht ditëve të zëna që kishte, ajo, kur ai kthehej në shtëpi, i dukej e lumtur, në fund të fundit, kishte arsye të ishte e lumtur, ne/ajo kishte gjithçka në jetë: një shtëpi ku nuk mungonte asgjë, kishte makinën e vet, 2 fëmijë të shëndetshëm, ai kishte kompaninë e tij, asaj nuk i duhej të shkonte në punë dhe në shtëpi nuk kishte ato telashe si ai me kompaninë e vet.
Natyrisht pyetja e tij ishte: “Pse mendon se nuk je lumtur? Çfarë të mungon?” “Nuk e di. Të gjithë thonë që kam gjithçka e nukka arsye të mos jem e lumtur, por unë nuk jam e lumtur.” Pastaj ai pyeti veten: “Po unë jam i lumtur?”
Zëri i brendshëm i tha JO.
Me këtë ai filloi të pyes veten për lumturinë e tij, duke filluar nga koncepti se çfarë është lumturia për të?
Unë sot ju pyes: Koncepti juaj cili është?
Konceptin e lumturisë secili e krijon vetë, asnjë recetë nuk vlen për të gjithë, gjithësesi ka 4 hormone me anë të të cilave ne krijojmë lumturinë tonë:
- Endorfina
- Dopamina
- Serotonina
- Oksitocina
Është e rëndësishme që të kuptojmë funksionet e tyre bazë, sepse mund të ndihmojnë këdo.
Lexo edhe:Dalja nga matrica. Si të merrni kontrollin e jetës suaj dhe të krijoni një të ardhme më të përmbushur
Endorfina
Kur ne merremi me sport, aktivitete të ndryshme, pra kur lëvizim, ai lëshon endorfinë.
Ky hormon ndihmon trupin që ky të përballoj dhimbjet, dhe kjo bën që, pas një aktiviteti fizik, të ndihemi mirë.
Një mënyrë tjetër e mirë për të prodhuar endorfinën, është e qeshura.
Për të marrë dozën e duhur të endorfinës, mjekët thonë që duhet të paktën 30 minuta në ditë aktivitet fizik ose të qeshura.
Dopamina
Gjatë rrugës së jetës ne realizojmë shumë detyra, qofshin të vogla apo të mëdha çdo fitore, arritje lëshon nivelet e saj të dopaminës.
Kur dikush na falenderon për punën që bëjmë, qoftë në zyrë apo në shtëpi, ne ndihemi mirë. Kjo ndodh sepse ndryshon niveli i dopaminës. Shpesh, zonjat që nuk punojnë, nuk ndihen të lumtura, sepse ato rrallë vlerësohen për punën e tyre.(si rasti më lart).
Kur ne fillojmë një punë, kur blejmë një makinë, shtëpi, në moment ndihemi të lumtur.
Tani pyesni veten se pse ndiheni të lumtur kur jeni duke bërë shopping?
Serotenina
Ky hormon lëshohet kur ne bëjmë diçka për të tjerët.
Edhe kur ne shpërndajmë informacione me anë të një blogu, si ky që po shkruaj unë tani
Kjo ndodh sepse unë/ju/ne harxhojmë gjënë më të shtrenjtë, kohën tonë për të shpërndarë informacion.
Oksitocina
Ky hormon lëshohet kur ne kemi kontakt fizik me të tjerët. Kjo është arsyeja se kur përqafojmë dikë ndihemi më të lumtur.
…ose edhe kur i japim dorën dikujt prodhohet një sasi e caktuar oksitocine.
Pra është e thjeshtë:
- ushtrime çdo ditë
- objektiva çdo ditë
- jini të sjellshëm dhe mirënjohës çdo ditë
- përqafime çdo ditë. Përqafoni fëmijët, familjarët, miqtë…
..sepse kur jemi të lumtur ne mund të përballojmë shumë më lehtë jetën e përditshme, sfidat, problemet.
E kuptoni tani se pse është e nevojshme të përqafojmë bebin që qan, fëmijën që është pa humor?
Për t’i bërë fëmijët tuaj më të lumtur:
- Motivojini të luajnë, luani edhe bashkë
- I thoni fjalë inkurajuese për çdo arritje apo objektiv të tij.
- Mos ja kurseni përqafimet.
….mos ia kurseni as nënës së fëmijëve tuaj se ajo është mësuesja e tyre e parë, as bashkëshortit që është shtylla e familjes, as prindërve, miqve, askujt që e bën ditën tuaj.
Shpesh mjafton një fjalë, një përqafim t’i ndryshojmë ditën dikujt, ditë pas dite mundet edhe jetën.
Ju keni mrekullinë brenda vetes, tregojuani edhe të tjerëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.