A e dini se CEO i Netflix ka mbajtur një varëse me shqiponjën 2 krenare?

A e dini se CEO i Netflix ka mbajtur një varëse me shqiponjën 2 krenare?


Në vitin 2010, abonimet e Netflix, shënuan një rritje galopante nga 7.5 milionë në 12 milionë. The New York Times foli me Jeff Bewkes, CEO i Time Warner Cable dhe nëse ai e shihte Netflix si një kërcënim. Ai u shpreh qartë: “është paksa, a do të pushtojë ushtria shqiptare botën? Unë nuk mendoj.”

4 vite më vonë, përgjigjia e Bawkes ishte një “thyerje” e pastër me artikullin “Time Warner Takes A Shot At Netflix” në NY Times. Por CEO i Netflix, Reed Hastings, u shpreh se ai e quajti atë si një medalje nderi. Gjatë vitit të ardhshëm, unë mbajta një varëse medalion me shqiponjën shqiptare në të. Ishte diçka që më motivonte.

Dhe duket se kjo funksionoi. Në 23 Janar, aksionet e kompanisë u rritën me 19% duke arritur në kuotën e $395.63 për aksion. Jo keq kjo duke konsideruar ofertën fillestare prej $15 12 vite më parë.

Me gjithë rritjen, operatorët e tjera nuk e vlerësuan sa duhet kompeticionin. “Për 25 vite unë kam dëgjuar disa herë se televizioni i zakonshëm ka vdekur. Ne jemi duke lulëzuar si kurrë më parë.” – u shpreh Leslie Moonves, CEO is CBS.

Por njerëzit janë duke u mërzitur me televizionin tradicional. Ata duan t’i shikojnë gjërat atëherë kur ata duan, sipas një programi të zaktuar. Mbi të gjitha, edhe pa reklama.

Lexoni artikullin: Parimet që mund të mësoni nga Netflix për të krijuar kulturën e kompanisë tuaj

Në një formë, neglizhenca e televizionit kabllor ndaj Netflix mund të duket e ngjashme me Blockbuster në vitet 2000.

Ne ofruam të shisnim 49% të aksioneve dhe të merrnim emrin Blockbuster. Ne do të jemi shërbimi i tyre online.” – është shprehur Hastings. Por Blockbuster nuk e pranoi ofertën dhe filloi shërbimin e saj me abonim në vitin 2004.

Burimi: Huffington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0