A e dini që ekzistojnë edhe startup-e për kanabis-in? - Business Magazine Albania

A e dini që ekzistojnë edhe startup-e për kanabis-in?

~5 minuta lexim


Shumë të largëta janë ditët e frikshme të “Reefer Madness”* dhe një frikë e pakapërcyeshme e shoqërisë për kanabis-in. Sanjay Gupta i cili punon në CNN së fundmi “shpërtheu” me një mit 70-vjeçar në lidhje me barishten “enigmatike”, duke konfirmuar vetitë e saj medicinale. Kjo po ndodh ndërkohë që disa shtete kanë legalizuar përdorimin e saj dhe madje më shumë shtete tashmë lejojnë marihuanën mjekësore dhe derivatet e saj.

Është ky moment që është duke shtyrë disa sipërmarrës të ëndërrojnë kthime të mëdha nga biznesi i kanabisit. Liderët e industrisë u folën mijëra njerëzve të cilët aspirojnë në sipërmarrjen e kanabis-it në Kongresin Botëror të Kanabisit që u zhvillua tani.

Por cilat janë disa nga startup-et e kanabisit?

Ky koleksion i startupeve të kanabisit përfshin prodhimin, shpërndarjen, shitjen me pakicë dhe disa gjëra të tjera midis tyre. Ato janë një përfaqësim i zhvillimeve të industrisë që ekziston dhe një paraqitje e shkurtër e atyre që do të vijnë.

Printabowl. Këta sipërmarrës inovativë në Washington morën dy vendime të mençura. Së pari, themeluesit zbuluan se ka një treg të përdoruesve të sofistikuar që duan marihuanë të projektuar dhe të skalitur në ndjekjen e traditës së mëparshme të llullës. Së dyti, ata besonin se nuk është e nevojshme të kesh një treg të ligjshëm për t’a shitur kështu që…

PreciseCannabis e klasifikon veten si një leadership dhe një agjenci PR për markat e kanabisit. Ky startup ndihmon drejtuesit dhe markat për të fituar ekspozim në mediat kryesore dhe publikimet e industrisë.

PotBot pretendon t’a bëjë përdorimin e marihuanës mjekësore “më të zgjuar” me teknologji që kombijojnë kërkimet e kanabisit me robotikën, inteligjencën artificiale dhe analizat e ADN-së. Me anë të një aplikacioni në celular ata këshillojnë pacientët mbi tensionet e sugjeruara dhe metodat e administrimit të marihuanës për problemet e tyre të veçanta shëndetësore.

LeafLine ka ndërtuar një fermë në Minnesota dhe është angazhuar për korrjen e kanabisit për tregun e marihuanës mjekësore. Kompania është e fokusuar në kultivimin, nxjerrjen dhe paketimin e marihuanës mjekësore për pacientët e Minnesota.

FunkSac ka zgjidhur problemin e paketimit të produktit. I bërë nga materiale të riciklueshme, këto çanta janë rezistente dhe pa erë. Çanta mund të shtypen me udhëzime, emrin e biznesit apo detaje të produktit.

Reefer Madness*– është një film dramatik i viteve 1936-1939, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Amerikë dhe flet për nxënësit e shkollave të mesme të cilët joshen nga shitësit e marihuanës për t’a blerë.

Burimi: Shkruar nga Andre Bourque dhe publikuar në entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Leximi është për mendjen ajo që ushtrimi është për trupin.”
— Joseph Addison
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0