A duhet të mbaj maskë për t’u mbrojtur?

A duhet të mbaj maskë për t’u mbrojtur?


Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mbani një maskë vetëm nëse dyshoni se mund të jeni infektuar me Koronavirusin e ri dhe keni simptomave të tilla si kollë, teshtitje ose nëse jeni duke u kujdesur për një person të dyshuar për infeksion me Koronavirusin e ri.

Lexo: Karantinohen mjekët në spitalin e Durrësit

Përdorimi i maskës ndihmon për të kufizuar përhapjen e spërklave dhe nëpërmjet tyre të virusit, por duhet të ndiqet edhe me masat e tjera të higjienës respiratore dhe të duarve. Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura).

Instituti i Shëndetit Publik së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale na udhëzojnë me disa këshilla rreth përdorimit të maskës:

  • Maskë duhet të vendosin të gjithë ata që janë në kontaktë shumë të afërt me persona të sëmurë, si: mjekët, infermierët, personat që kujdesen për të sëmurët.
  • Vendosja e maskës në publik, kur je një person i shëndetshëm, është një mënyrë jo shumë efektive, për të shmangur viruset. Mënyra më e mirë është vendosja e maskës nga një person i sëmurë.
  • Mos i shpërdoroni maskat. Jepjani ato një personi të sëmurë. Ju shpëtoni shumë persona në këtë mënyrë.
  • Nëse jeni të sëmurë, por duhet të dilni jashtë, në ambiente publike. Vendosni maskë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0