Nëse keni nevojë për dikë që t’ju ndihmojë me diçka, pyesni personalisht, thotë një studim i ri nga Universiteti Cornell dhe Universiteti Ryerson.
Çfarëdo që të bëni, mos dërgoni email, ose mesazh. Kjo, nëse dëshironi që dikush t’ju ndihmojë vërtet.
Një studim i ri kërkimor zbulon se komunikimi personal është mënyra më e suksesshme për të marrë ndihmën që ju nevojitet. Nëse ky nuk është një opsion, një telefonatë ose telefonatë video janë më të mirat.
Lexoni: Tre mënyra për t’i bërë email-et interesante për t’u hapur
“Kërkesat personale ishin 67% më efektive se thirrjet audio dhe video në një studim”, shpjegon profesoresha e asociuar e Universitetit Cornell, Vanessa Bohns. “Në një studim tjetër, kërkesat për video dhe audio ishin 86% më efektive sesa kërkesat me email.”
Gjithashtu pjesëmarrësit në studim nënvlerësojnë efektivitetin e komunikimit personal.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto