A do të zhduken ekranet? Jony Ive merr në dorë të ardhmen vizuale te OpenAI - Business Magazine Albania

A do të zhduken ekranet? Jony Ive merr në dorë të ardhmen vizuale te OpenAI

I njohur për revolucionin estetik që i dha pajisjeve të Apple, dizajneri legjendar Jony Ive do të udhëheqë tashmë të ardhmen vizuale të inteligjencës artificiale te OpenAI. Kompania e Altman njoftoi të mërkurën se ka arritur një marrëveshje për të blerë firmën “io” të Ive në një marrëveshje me aksione, me vlerë 6.5 miliardë dollarë.

Përmes kësaj lëvizjeje strategjike, Ive dhe ekipi i tij, i përbërë nga afro 55 inxhinierë, studiues, fizikantë dhe specialistë të produkteve do të integrohen në strukturën e OpenAI. Ata do të udhëheqin krijimin e produkteve të reja që synojnë të “shkojnë përtej ekranit”, një ide që ka qenë në qendër të bashkëpunimit dyvjeçar mes Ive dhe CEO-së së OpenAI, Sam Altman.

Altman e quajti Jony Ive “dizajnerin më të madh në botë” në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikoi një video promovuese 9-minutëshe që shfaq afërsinë profesionale dhe personale mes tyre.

Ive, i cili la Apple në vitin 2019 pas gati tri dekadash ku projektoi iPhone-in, iPad-in, MacBook-un dhe Apple Watch-in, themeloi më pas firmën LoveFrom, e cila ka bashkëpunuar me emra si Ferrari, Airbnb dhe Moncler. Megjithatë, kjo firmë do të vazhdojë të operojë në mënyrë të pavarur, ndërsa do të shërbejë edhe si partnere e OpenAI,një marrëdhënie që përfshin edhe aksione të ndërsjella.

Lexo edhe: Rreziqet e AI: Çfarë frikësojnë qytetarët krahasuar me ekspertët

Një hap drejt dizajnit të padukshëm
Fokusi i Ive te OpenAI nuk do të kufizohet vetëm te estetika fizike. Përveç pajisjeve, ai pritet të ndikojë në përvojën e përdoruesit për ChatGPT, funksionet me zë, aplikacionet dhe produkte të tjera që synojnë ndërveprim më të natyrshëm me inteligjencën artificiale.

Sipas Wall Street Journal, projekti i përbashkët ka eksperimentuar me pajisje të ndryshme, përfshirë kufje dhe kamera, me synimin për të zvogëluar varësinë ndaj ekraneve. Kjo përputhet me filozofinë e Ive për një teknologji më humane, më pak pushtuese dhe më shumë të integruar në jetën e përditshme.

Altman shpreson që bashkëpunimi të rikrijojë ndjesinë e “magjisë” që kishte përjetuar kur përdori për herë të parë një kompjuter Apple. “Dua të sjellim atë ndjenjë kënaqësie, mrekullie dhe fryme krijuese që e kam ndjerë për herë të parë 30 vite më parë,” deklaroi ai në faqen zyrtare të OpenAI.

Nga ana tjetër, Ive tha se bashkëpunimi me OpenAI është kulmi i një rruge të gjatë krijuese: “Kam një ndjesi gjithnjë në rritje se gjithçka që kam mësuar gjatë këtyre 30 viteve më ka çuar pikërisht në këtë moment.”

Ky bashkim i teknologjisë më të avancuar me dizajnin më të përpunuar mund të shënojë një kapitull të ri në mënyrën se si ne ndërveprojmë me inteligjencën artificiale ,jo më vetëm përmes ekraneve, por përmes formash dhe ndjesish krejtësisht të reja.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0