Rreziqet e AI: Çfarë frikësojnë qytetarët krahasuar me ekspertët - Business Magazine Albania

Rreziqet e AI: Çfarë frikësojnë qytetarët krahasuar me ekspertët

Rreziqet e AI: Çfarë frikësojnë qytetarët krahasuar me ekspertët

Teknologjia po përparon me shpejtësi dhe me të po rriten edhe shqetësimet për ndikimin e inteligjencës artificiale (AI) në shoqëri. Por a e shohin të gjithë rrezikun në të njëjtën mënyrë?

Sipas një raporti të publikuar nga Statista në prill 2025, i bazuar në të dhëna nga Pew Research Center, perceptimet mbi rreziqet e AI janë shumë të ndryshme mes qytetarëve të zakonshëm amerikanë dhe ekspertëve të kësaj fushe. Studimi përfshiu 5,410 të rritur dhe 1,013 ekspertë të AI në SHBA, të anketuar gjatë periudhës gusht–tetor 2024.

Frika më e madhe: Dezinformimi dhe mashtrimi

Shqetësimi më i madh për ekspertët është përhapja e informacionit të pasaktë përmes AI-së (70%), ndërkohë që frika kryesore për qytetarët është mundësia që IA të imitojë njerëzit (78%). Të dy grupet janë gjithashtu të shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale nga teknologjitë e AI—71% e qytetarëve dhe 60% e ekspertëve ndajnë këtë frikë.

Lexo edhe:Shqiptari Daniel Vataj siguron $3.55 milion për të riformuar komunikimin digjital

Një nga dallimet më të mëdha mes dy grupeve qëndron tek frika për humbjen e vendeve të punës. 56% e qytetarëve shprehen shumë të shqetësuar për këtë rrezik, ndërsa vetëm 25% e ekspertëve ndajnë këtë qëndrim. Ekspertët janë gjithashtu më pak të shqetësuar për ndikimin social të AI, si humbja e lidhjes mes njerëzve (vetëm 37% e tyre janë të shqetësuar krahasuar me 57% të qytetarëve).

Kur u pyetën për ndjenjat e përgjithshme ndaj së ardhmes së AI-së, 47% e ekspertëve u shprehën më të entuziazmuar se të shqetësuar. Në anën tjetër, vetëm 11% e qytetarëve ndanë këtë ndjesi. Në fakt, më shumë se gjysma e qytetarëve amerikanë (51%) janë më shumë të shqetësuar se entuziastë, më shumë se trefishi i nivelit të shqetësimit mes ekspertëve (15%).

Shqetësimi Qytetarët Amerikanë Ekspertët e IA-së
Përhapja e informacionit të pasaktë 66% 70%
Imitimi i njerëzve nga IA 78% 65%
Keqpërdorimi i informacionit personal 71% 60%
Anshmëria në vendimet e IA 55% 55%
Mungesa e kuptimit të IA-së 58% 52%
Humbja e lidhjes mes njerëzve 57% 37%
Humbja e vendeve të punës 56% 25%

Pse është i rëndësishëm ky hendek?

Ky hendek mes perceptimeve tregon një nevojë urgjente për ndërmjetësim më të mirë të informacionit mbi AI mes publikut të gjerë dhe komunitetit profesional. Ndërsa ekspertët janë më të vetëdijshëm për mundësitë pozitive të teknologjisë, publiku duket se është më i prekur nga pasiguritë sociale dhe etike.

This graphic by Statista shows the biggest concerns of experts and regular adult users about AI.

Për politikëbërësit, komunikatorët e teknologjisë dhe zhvilluesit e produkteve, kuptimi i këtyre diferencave perceptuese është thelbësor për të ndërtuar rregullime, fushata ndërgjegjësimi dhe zgjidhje që i përgjigjen nevojave reale të shoqërisë.

vc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0