Cili është filmi më i frikshëm horror i të gjitha kohërave? Secili mund të përgjigjet ndryshe, sepse horrori është subjektiv. Ajo që është e frikshme për një person mund të jetë diçka fëminore për një tjetër. Por duket se shkenca mund të na tregojë se cilët filma horror janë teknikisht më të frikshëm, bazuar në rritjen e rrahjeve të zemrës të shikuesve, shkruan News Break.
Lexoni: Aktori shqiptar prek majat e kinematografisë botërore
Nga vampirët te përbindëshat, të shumtë janë filmat e frikshëm përgjatë historisë së kinematografisë, por një studim shkencor ka përcaktuar se kush është më i frikshmi nga të gjithë.
Bëhet fjalë për “Sinister”, filmi i vitit 2012 me protagonist Ethan Hawke, i cili luan rolin e një shkrimtari që zbulon në papafingon e shtëpisë së tij të re disa filma që tregojnë vrasje makabre. Ky zbulim e vendos në rrezik familjen e tij.
Për të arritur në përfundimin se “Sinister” është filmi më i frikshëm, studiuesit vëzhguan rrahjet e zemrës së 50 personave kur ata panë 50 filma horror të ndryshëm. Shkencëtarët arritën në përfundimin se me filmin “Sinister” zemra e tyre i shtoi rrahjet me 32%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.