Theu rekordin e Bugatti-t, njihuni me makinën më të shpejtë në botë

Theu rekordin e Bugatti-t, njihuni me makinën më të shpejtë në botë

makinën më të shpejtë

Rekordi i shpejtësisë maksimale për një makinë është kapërcyer. SSC Tuatara është makina më e shpejtë në botë, pasi arriti në rrugë një shpejtësi prej 508,73 km/h, duke thyer kështu rekordin që mbahej nga Bugatti Chiron (490,484 km/h), rekord i regjistruar në pistë, shkruan Road and Track.

Piloti Oliver Webb e ka regjistruar këtë rekord në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 10 tetor. SSC Tuatara bëri vajtje-ardhje një rrugë 10 km të gjatë, duke shënuar shpejtësitë 484,53 km/h dhe 532,93 km/h, për një mesatare prej 508,73 km/h, që do të jetë shpejtësia e regjistruar si rekord.

Lexoni: Të gjitha risitë që sjell Volkswagen Caddy i gjeneratës së re

Pas regjistrimit të rekordit, piloti tha: “Makina mund të jepte edhe më shumë nëse do të ishin kushtet e favorshme. Era na pengoi të ishim edhe më të shpejtë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0