Gara në teknologjinë e karikimit wireless po bëhet e ashpër, me Xiaomi i cili prezantoi një zgjidhje të re, 80W i cili ofron karikim wireless të një bateri 4,000 mAh në 19 minuta. Xiaomi pretendon se mund të karikoni 50% në 8 minuta dhe 10% në vetëm 1 minutë. Rekordi i mëparshëm për karikimin wireless të Xiaomi ishte 50W me modelin Mi 10 Ultra.
Gjithashtu një raport i fundit nënvizon se teknologjia e karikimit wireless 100W mund të jetë gati në 2021. Duke qenë se Xiaomi ka arritur në 80%, objektivi i karikimit 100W nuk duhet i pamundur për vitin e ardhshëm. Megjithatë Xiaomi nuk ka dhënë një afat se kur teknologjia do të shfaqet tek celularët, por me shumë gjasa vitin e ardhshëm.
LEXO: Me vetëkarikim, startupi i baterisë mijëra-vjeçar NDB tërheq klientët e parë
Së fundi ka shumë pikëpyetje në lidhje me degradimin që mund ti shkaktojë baterisë karikimi i shpejtë. Një prej kompanive që ka investuar në këtë drejtim, Oppo, është shprehur se karikimi 125W ul kapacitetin e bateri në 80% vetëm pas 800 ciklesh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto