Me vetëkarikim, startupi i baterisë mijëra-vjeçar NDB tërheq klientët e parë - Business Magazine Albania

Me vetëkarikim, startupi i baterisë mijëra-vjeçar NDB tërheq klientët e parë

Kompania  e bazuar në energjinë e gjelbër NDB, Inc ka arritur një moment historik me përfundimin e  dy provave të konceptit të baterisë së saj nano diamant (NDB). Një nga këto testimet u zhvillua në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore dhe konstatoi se  teknologjia e baterive NDB arriti të kishte një karikim prej 40%, e cila është një përmirësim i madh krahasuar me efikasitetin e mëparshëm prej 15% .

Risia e NDB qëndron tek krijimi i një trajtimi të ri me nano diamant që lejon nxjerrjen më efikase të ngarkesës elektrike nga diamanti i përdorur në krijimin e baterisë. Qëllimi i tyre është që në fund të fundit të komercializojnë një version të baterisë së tyre që mund të vetëkarikohet për një jetëgjatësi maksimale prej 28,000 vjetësh, i krijuar nga mbetjet bërthamore të karbonit-14 të mbështjellura me diamantë.

Kjo bateri nuk gjeneron asnjë emetim karboni gjatë operimit të saj dhe kërkon vetëm ambient të hapur për të funksionuar. Dhe ndërsa ato janë teknikisht bateri, sepse ato përmbajnë një karikim  e cila përfundimisht do të shpenzohet, ato sigurojnë karikimin e tyre për shumë më gjatë se jetëgjatësia e ndonjë pajisje specifike ose përdoruesi individual, duke i bërë ato në mënyrë efektive një zgjidhje që nuk ka nevojë për karikim të vazhdueshëm.

Në fund të fundit NDB shpreson ta kthejë baterinë e tyre në një burim të qëndrueshëm të energjisë për pothuajse gjithçka që e konsumon atë – duke përfshirë avionët, automjetet, trenat, dhe më shumë, deri te smartphone, veshje dhe sensorë të vegjël industrial. Kompania aktualisht  është duke krijuar një prototip të baterisë së saj të parë komerciale në mënyrë që ta hedhë në treg gjatë këtij viti.

Kompania sapo ka siguruar edhe klientët e saj të parë beta, të cilët  do të marrin dhe përdorin prototipet e para të prodhuara. Ndonëse nuk i ka bërë publike emrat, kompania deklaroi se njëri është ” lider në produktet dhe shërbimet e energjisë bërthamore”, dhe tjetri është “një kompani globale lider dhe prodhuese në fushën e aviacionit mbrojtës dhe të sigurisë”. Natyrisht, kjo lloj teknologjie është tërheqëse për pothuajse çdo sektor, por  sektorët e  mbrojtjes dhe energjisë ka të ngjarë të jenë klientët më të mëdhenj.

TECHCRUNCH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0