LiveME Show & Podcast nga Kristi Kumria nis sezonin e dytë

LiveME Show & Podcast nga Kristi Kumria nis sezonin e dytë

LiveME

A e mbani mend LiveME nga Kristi Kumria?

Lexoni: LiveME Podcast i Kristi Kumria, pjesë e platformës së Business Magazine

Aty ku sipërmarrës të suksesshëm ndanin me audiencën, historitë dhe eksperiencën e tyre, duke motivuar të gjithë ata që e ndiqnin. LiveME iu bashkua platformës së Business Magazine Albania në maj të këtij viti dhe pas suksesit të sezonit të parë, u rikthye sezoni i dytë për të gjithë ju.

Gjatë sezonit të parë u xhiruan 1100 minuta me 22 të ftuar nga fusha të ndryshme. U realizuan 22 episode nga të cilat 6 erdhën në formën e podcast-eve gjatë muajve të verës. U arrit një audiencë prej 26,000 shikuesish dhe dëgjuesish, episodet u pëlqyen 1300 herë dhe podcastet u shkarkuan 120 herë brenda një muaji.

Shiko LiveME në Youtube

“Këto shifra ndoshta nuk janë shumë të mëdha, por janë të mjaftueshme që unë ta quaj një sukses, duke ditur shumë mirë se si nisi LiveME dhe në çfarë kushtesh u zhvillua. Falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan ta bëja realitet LiveME, Business Mag Albania që besoi dhe më mbështeti në këtë iniciativë dhe sigurisht falenderoj të gjithë ata që më kanë ndjekur gjatë kësaj kohe, janë vlera më e madhe e LiveME, për të cilët punojmë fort”,- thotë Kristi, themelues dhe drejtues i LiveME, ndërsa thekson se këtë sezon LiveME do të quhet LiveME Show & Podcast.

“Do e quajmë kështu, sepse realisht LiveME i tillë është. Të gjithë presim shumë nga LiveME; edhe unë pres shumë më shumë nga vetja. Nuk ka rëndësi se si e nisëm apo se si e vazhduam, rëndësi për mua ka që ky produkt pëlqehet vazhdimisht dhe unë dua të shoh gjithmonë se ku duam të arrijmë. Unë besoj te LiveME, besoj te impakti që LiveME ka dhe jam i bindur te suksesi i LiveME!”

LiveME startoi me episodin e parë live në Instagram, më 9 prill 2020 në kushte të reja dhe të pazakonta, kur COVID-19 kishte vetëm disa javë, që kishte mbërritur në Shqipëri. Njerëzit ishin të interesuar të ndiqnin diçka të tillë që mund ta kishin parë të zhvillohej vetëm jashtë Shqipërisë. LiveME eshtë një format risi dhe i veçantë për audiencën shqiptare. Ai sjell një frymë ndryshe nga ç’keni parë dhe synon të jetë një burim mësimi dhe frymëzimi për të gjithë me shembujt që do promovojë.

Dëgjoni këtu podcastet nga LiveME

“Ne kemi nevojë të dëgjojmë histori dhe modele të vërteta suksesi nga Shqipëria, duam të dëgjojmë ata persona që nuk i shohim shpesh në rrugë apo televizor, por që i kemi shumë pranë nesh me produktet dhe shërbimet që kanë krijuar për ne, kemi nevojë të dëgjojmë të rinj që ia dalin vetë, na nevojiten njerëz që përcjellin vlera te të gjithë dhe që vazhdimisht përmirësojnë jetën e tyre dhe tonën në mënyra të ndryshme,- thotë Kristi.

Për ne është kënaqësi të mbështesim projekte të tilla, të iniciuara nga të rinjtë dhe ne besojmë te vizioni i tyre. Ne ftojmë edhe investitorë të tjerë të besojnë dhe të mbështesin LiveME, për ta bërë atë një burim informacioni dhe frymëzimi për të gjithë. LiveME i duhet të rinjve shqipëtarë dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Ju ftojmë të gjithëve ta ndiqni LiveME në këtë sezon të dytë nga mediat sociale të Business Magazine Albania! Bëhuni pjesë e kësaj iniciative që është e dedikuar për ju!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0