Thëniet e Mohamed Ali “zgjuan sipërmarrësin” brenda meje - Business Magazine Albania

Thëniet e Mohamed Ali “zgjuan sipërmarrësin” brenda meje

Thëniet e Mohamed Ali “zgjuan sipërmarrësin” brenda meje
Swati Sinha, Themeluese dhe këshilltare e Savanna HR

Çdo sipërmarrës në një moment të jetës së tij frymëzohet nga thënie të njerëzve qe kanë arritur gjëra të mëdha në jetë. Shembull për këtë është Mohamed Ali. Jam i sigurt që janë me mijëra thënie të tilla që frymëzojnë të gjithë, ndërsa të tjerë dështojnë dhe kërkojnë shtytës përsa i përket shpresës dhe energjisë. Ajo vjen si një forcë dhe të godet në zemër. Çfarë kuptimi po i jepni jetës suaj? A e dini potencialin tuaj? A po i bëni këto ditë mundësish të arta, të mbështetura në potencialin tuaj të pamatshëm, apo thjesht po prisni që jeta t’ju dëmtojë ndërsa ju vyshkeni si një lule në harresë.

“Nëse mendja ime e koncepton atë, dhe zemra ime mund ta besojë, atëherë unë mund ta arrij atë.”

Njoh shumë zemra të guximshme që kanë vendosur jetën e tyre për të arritur një mision që mund të duket i paarritshëm. Të cilët u kanë vënë flakën krahëve për të arritur horizontin ku ëndrrat takojnë mundësinë. Ëndërrimtarët nuk mund të jenë kurrë humbës, derisa të dyshojnë në potencialin e tyre.

“Nuk janë malet përpara për t’u ngjitur ato që ju lodhin, janë guralecët në këpucën tënde”.

Frika nuk është diku jashtë duke komplotuar me universin kundër nesh. Nëse dështimet ekzistojnë ato janë në mendjen dhe zemrën tonë.

“Vetëm një njeri që e di se si është të mundesh, mund të arrijë deri në fund të shpirtit të tij dhe të dalë me një fuqi për të fituar atëherë kur ndeshja është e barabartë.”

Çdo pikë suksesi që arrin në jetë kalon në një terren dështimesh. Unë e di se nga çfarë vjen dështimi dhe me patjetër dua që përgatitja ime të mos shkojë poshtë. Do të vrapoja dhe me frymën time të fundit për të qenë një fitues, edhe nëse shembem në vijën fituese.

“E pamundura është vetëm një fjalë e madhe e hedhur nga burra të vegjël, që e kanë më të lehtë të jetojnë në botën që u është dhënë, sesa të eksplorojnë fuqinë që kanë për ta ndryshuar atë. E pamundura nuk është një fakt. E pamundura nuk është një deklaratë. Është një guxim. E pamundura është potencial. E pamundura është e përkohshme. E pamundura nuk është asgjë.”

Dështimi është i lehtë, rënia është e lehtë, ikja është e lehtë, kthimi i shpinës drejt mundësive është e lehtë, dyshimi është i lehtë. Ajo që nuk është e lehtë është të luftosh deri në frymën e fundit, të ngrihesh përsëri dhe përsëri pas dështimeve të panumërta. Të rezistosh nuk është e lehtë, të besosh tek vetja nuk është e lehtë, të luftosh për atë që je nuk është e lehtë. Duhet shumë grindje dhe hidhërim për të bërë atë që duhet të bëjmë, pavarësisht nga të gjitha sfidat që na hedh jeta.

Lexo:Warren Buffett: Ju mund të rrisni lumturinë tuaj të përgjithshme duke bërë 1 zgjedhje të thjeshtë

“Ai që nuk është aq i guximshëm sa të ndërmarrë rreziqe, nuk do të arrijë asgjë në jetë.”

Mundohuni të mos rrezikoni në jetën tuaj dhe kurrë nuk do të pendoheni më shumë. Imagjinoj ditët e fundit të jetës sime dhe pyetjen e fundit për veten time: “Po Nëse”? Është pyetja më e tmerrshme që mund t’i bëj vetes në ato pak sekonda. Nuk dua të largohem me keqardhje qe kam jetuar jetën time në një mënyrë tjetër.

“Unë e urreja çdo minutë të trajnimit por thashë: Mos e lë. Vuaj tani dhe jeto pjesën tjetër të jetës tënde si kampion.”

Kam dështuar qindra herë dhe sa herë që ngre sytë lart imagjonoj veten si një kampion që duartrokitet nga bota.

“Kam luftuar me aligatorë. Kam përplasur një balenë. Kam bërë rrufe në pranga. Dhe kam hedhur bubullima në burg”.

Çdokush në jetë ka një Everest për të ngjitur dhe kjo varet nëse jemi të gatshëm ta marrim atë sfidë.

“Kampionët nuk bëhen në palestra. Kampionët bëhen nga diçka që ata e kanë thellë brenda tyre, një dëshirë, një ëndërr, një vizion. Kjo kërkon aftësi dhe vullnet. Por, vullneti duhet të jetë më i fortë se aftësia.”

Idetë fitohen me pasion në zemër. Ka shumë të aftë që nuk dinë ta bëjnë këtë. Unë mund të mos jem personi më i suksesshëm mbi këtë tokë, por padyshim që nuk jam ai që fshihet pas dyerve të mbyllura të komoditetit, duke shmangur pengesat, duke pritur suksesin të më trokasë dhe të më shpërblejë.

“Jeto çdo ditë sikur të ishte e fundit, sepse një ditë do të kesh të drejtë”.

Mos i numëro ditët, bëj ditët të llogariten-Mohamed Ali

ENTERPRENEUR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0