Trajnim multidimensional 5 mujor në degën ekspert imobiliar & e-pronat

Trajnim multidimensional 5 mujor në degën ekspert imobiliar & e-pronat

Trajnim multidimensional

Akademia GEA – Zhvillon Edukimin & Trajnimin Multidimensional 5-Mujor Në Degën Ekspert Imobiliar & E-Pronat.

GEA – Global Entrepreneurship Academy zhvillon edukimin & trajnimin multidimensional 5-mujor në Degën Ekspert Imobiliar & E-Pronat, që fillon në 27 Tetor 2020 deri më 23 Mars 2021. Trajnimi do të zhvillohet dy herë në javë, përkatësisht në ditën e martë dhe të enjte ora 18:00 -20:00.

Akademia GEA përfundoi sezonin e parë të edukimit dhe trajnimit, tashmë si fillimi i një historie suksesi, duke e finalizuar edhe me dhënien e certifikatave.

Dega e Ekspertit Imobiliar & E-pronat është i konceptuar mbi tre shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara.

Vendodhja: Trajnimi do të zhvillohej tek Galeria ETC ose tek Tirana International Hotel, por në këto kushte ai do te vijojë të zhvillohet online në platformën Zoom meeting.

Tarifa e Trajnimit: Pagesa normale është 799 euro. Pjesëmarrësit në trajnim do të kryejnë vetëm pagesën e regjistrimit prej 100 euro dhe pjesa tjetër prej 600 euro, paguhet me 2 keste. Nëse paguhet menjëherë pagesa është 700 euro. Çdokujt, që nuk i plotësohen pritshmëritë, që në seancën e parë ka të drejtën e tërheqjes së pagesës mbrapsht.

Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me certifikatë.

PËR KË ËSHTË I PËRSHTATSHËM KY TRAJNIM?

  • Personat që  kanë  dëshirë të  bëhen konsulent imobiliar.
  • Për të  gjithë  ata që  duan të ndërrojnë profesionin dhe të bëhen Ndërmjetës i pasurive të paluajtshme.
  • Per menaxherët dhe drejtuesit e Agjensive Imobiliare .

Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.

KY TRAJNIM MULTIDIMENSIONAL DO TË EKSPLOROJË DHE SHTEROJË KËTO FUSHA DHE DISIPLINA

1) Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij.

2) Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme.

3) Vlerësimi i pasurive të patundshme.

4) Regjistrimi i pasurive të patundshme.

5) Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave.

6) Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare.

7) Si funksionon sipërmarrja imobiliare në shtetet e Amerikës Veriore.

8) Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të patundshme.

9) Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të patundshme, strategjitë dixhitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.

Të gjitha ata që do të mbarojnë këtë degë multidimesionale të imobiliares, do të përvetësojnë të gjitha njohuritë profesionale në tregun e pasurive të patundshme. Do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet case studies konkrete.

10) Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave.

11) Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit dixhital.

12) Zhvillimi urban i Tiranës dhe zonave turistike

13) Si mund të përdorim hartat elektronike, detajet hartografike dhe ndërtimore të pronave. Sistemi GIS

14) Përgatitja dhe prezantimi i një Plani Biznesi. Trajnerët do të jenë: Profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të paluajteshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliar, menaxher Senjor Marketingu dhe Shitjesh.

Kontakto tani në:
Faqen zyrtare në Facebook
Email: [email protected]
Website: http://academyentrepreneurship.com/
Mund të dërgoni sms në +355 69 2020558.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0