Instagram do të fshehë komentet fyese automatikisht si pjesë e një tentative për të adresuar ngacmimin online.
Kompania tha se komentet që cilat do të fshihen, do të jenë të ngjashme në përmbajtje me ato që janë raportuar nga përdoruesit në të kaluarën.
Përdoruesit mund të vazhdojnë t’i shohin këto komente duke klikuar “View Hidden Comments”.
Lexoni: Pasuria e miliarderëve u rrit me 27 përqind gjatë pandemisë
Për këtë funksion, Instagram do të përdorë inteligjencën artificiale për të identifikuar gjuhë ngacmuese dhe fyese në komente. Aktualisht përdoruesit kanë opsionin për të fshehur manualisht çdo gjë që rrjeti social e konsideron fyese.
Edhe rrjeti social Twitter ka realizuar testime të ngjashme.
Përdoruesit e Instagram do të paralajmërohen përpara se të publikojnë komente fyese, duke i vënë përballë situatave ku komentet fshihen e deri te bllokimi e llogarisë.
Kështu sipas rrjetit social njerëzit kanë mundësi të ndalojnë dhe reflektojnë përpara se të postojnë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.