Në një studim të publikuar nga University of California, Covid-19 nuk përhapet nga sipërfaqe si dorezat e dyerve. Sipas tyre sasia e gjendur në dorezat apo çelësat nuk është e mjaftueshme për të infektuar një person, theksohet në të përditshmen britanike The Sun. Në fazat e fara të përhapjes së pandemisë, shkencëtarët deklaruan se prekja e sipërfaqeve dhe më pas prekja e gojës, hundës apo syve, shtonte shanset e infektimit nga virusi, por tanimë ekspertët e University of California pretendojnë se prekja e sipërfaqeve nuk është aq e fuqishme sa të infektojë njerëzit.
LEXO: Covid 19 nxit projektin e Inovest për të menaxhuar pronat e dhëna me qira
Njëra nga mjeket dhe pjesë e studimit Monica Gandhi, tha se “Tani e dimë që përhapja e koronavirusit nuk shkaktohet nga prekja e sipërfaqeve dhe më pas nga prekja e fytyrës. Infektimi vjen duke ndenjur në praninë e dikujt pështyma e të cilit mund të ketë virus “.
Sipas ekspertëve tanimë më shumë sesa përdorimi i dezinfektantëve, ajo që të shpëton nga infektimi është përdorimi i maskës. Studimi i botuar në Lancet kishte sugjeruar më parë se grimcat e virusit të mbetura në sipërfaqe mbartin një rrezik të vogël të infeksionit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto