Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri prezantojnë programin e përbashkët “Elevator Lab 2020”

Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri prezantojnë programin e përbashkët “Elevator Lab 2020”

“Elevator Lab 2020”

Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri organizojnë për të dytin vit radhazi programin e përbashkët “Elevator Lab Kosovë & Shqipëri 2020” duke sjellë si risi në këtë edicion prezantimin e formatit Bootcamp.

Formati Bootcamp ofron mundësinë e zhvillimit të një produkti minimal të zbatueshëm (MVP) me ndihmën e ekspertëve të sistemit bankar. Bootcamp do t’ju ofrojë startup-eve lokale një program arsimor, i cili do të shërbejë si një biletë hyrëse në botën e startup-eve.

Ky program po kërkon individë ose kompani të apasionuara me idetë e tyre, që kanë vullnet dhe vizion për të krijuar një zgjidhje që mund të jetë e vlefshme për sektorin në nivel lokal dhe global.

Edhe këtë vit, qëllimi i këtij program është t’i ofrojë komunitetit të fintech dhe startup në të dyja vendet mundësinë për të paraqitur idetë e tyre si pjesë e këtij konkursi. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë më idetë dhe zgjidhjet e tyre në këto fusha:

Retail (Retail Banking)

Korporatë (Corporate Banking)

Tregjet Kapitale (Capital Markets)

dhe zgjidhje të tjera inovative bankare.

Thirrja për aplikime fillon sot, 30 Shtator dhe mbyllet më datë 26 Tetor 2020.

Gara vazhdon me “Bootcamp Weekend” që do të mbahet virtualisht duke vazhduar pastaj me mentorim për finalistët para prezantimeve finale pranë një jurie profesionale.

APLIKO TANI dhe bëhu pjesë  e programit “Elevator Lab Bootcamp Kosovë & Shqipëri 2020” ku do të keni mundësinë të fitoni çmime monetare, këshillim dhe mbështetje nga Raiffeisen Bank Kosovë & Shqipëri, përkrahje dhe shërbime të inkubimit nga Innovation Center Kosovo dhe New Media Communications, si dhe mundësi të tjera bashkëpunimi.

Programi “Elevator Lab” është një program inovativ, i cili për herë të parë u prezantua në qershor të vitit 2017 nga Raiffeisen Bank International (RBI) në Vjenë, pjesë e të cilit ishin edhe të gjitha bankat e rrjetit RBI, duke përfshirë këtu edhe Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri.

Elevator Lab” është bërë tashmë akseleratori fintech më i madh në Evropën Qendrore dhe Lindore. Prandaj, zbatimi i këtij programi edhe në Kosovë e Shqipëri paraqet një mundësi të veçantë për komunitetin fintech dhe startup që veprojnë në këto dy vende të konkurrojnë dhe të përfitojnë një përvojë të re duke bashkëpunuar me profesionistë të fushave të ndryshme bankare.

Deri më tani, kompanitë fituese të cilat kanë bashkëpunuar dhe kanë zhvilluar idetë e tyre si pjesë e programit “Elevator Lab” në Kosovë dhe Shqipëri janë: Symmetric, AR Vision, dhe AILend.

Për më shumë informacion rreth këtij programi mund të vizitoni faqen e internetit: https://elevator-lab.com/bootcamps/regional-2/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0