Qentë do të “zëvendësojnë” tamponin në Finlandë?

Qentë do të “zëvendësojnë” tamponin në Finlandë?

Qentë

Shumë shtete janë duke kryer tamponët për të gjithë personat që futen në territorin e tyre, të tjerë mjaftohen vetëm me matjen e temperaturës, ndërsa në Finlandë po përdorin edhe qentë për ta bërë një gjë të tillë.

Qentë e trajnuar për të zbuluar Covid-19 kanë nisur këtë javë të nuhasin pasagjerët si pjesë e një testi në aeroportin “Vantaa” të Helsinkit.

Një ekip vullnetarësh po trajnojnë një grup prej 15 qensh për këtë program. “Qentë janë të aftë të nuhasin koronavirusin te njerëzit pesë ditë para se ata të shfaqin simptoma”, ka thënë për Reuters, Anna Hielm-Bjorkman, profesoreshë në Universitetin e Helsinkit, e cila është drejtuese e këtij testi.

Lexoni: Njihuni me kamerën fluturuese të Amazon

“Ata janë shumë të aftë në zbulimin e koronavirusit. Janë shumë afër zbulimit 100% të koronavirusit”, ka thënë Anna Hielm-Bjorkman.

Pasagjerët fshijnë qafën e tyre me një rrobë dhe më pas ajo nuhatet nga qeni. Ky test realizohet brenda një minute. Megjithatë, kjo metodë në Finlandë mbetet në fazën e testimit dhe të gjithë personat kryejnë edhe tamponin.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0