Gjiganti teknologjik, Microsoft ka thënë se hakerët e lidhur me Rusinë, Kinën dhe Iranin janë duke tentuar të spiunojnë njerëzit dhe grupet e përfshira në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara. Grupi rus, që ka kryer hakime të fushatës së demokratëve më 2016, është sërish i përfshirë në sulme kibernetike, ka thënë kjo kompani amerikane.
LEXO: Mjeti i ri i Microsoft identifikon fotot dhe videot e manipuluara
Microsoft ka thënë se ka qenë e qartë “që grupet për aktivitet të jashtëm kanë rritur përpjekjet” duke shënjestruar zgjedhjet. Si fushata e presidentit aktual, Donald Trump, ashtu edhe ajo e kandidatit demokrat për president, Joe Biden është thënë se janë duke u shënjestruar.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto