Revista ekonomike dhe financiare “France-Orient” ka botuar, me 1 korrik 1921,në faqen n°12, një shkrim në lidhje me krijimin asokohe të një kompanie amerikano-shqiptare në Boston, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
LEXO: Mirë se vini në Alaskë, ku shqiptarët kanë gjetur Amerikën
“Shpallet në Boston, SHBA, themelimi i një kompanie me kapital prej 50,000 dollarësh, e përbërë tërësisht nga shqiptarë. Kompania e re e quajtur “Shoqëria Tregtare Amerikano-Shqiptare” synon të shfrytëzojë pasuritë natyrore të Shqipërisë, të zhvillojë atje biznesin e importit, eksportit dhe të transporteve detare. Anastas Sandele (Pandeli), kryetari i Shoqërisë Pan-Shqiptare Vatra, e cila ka selinë e saj në Shtetet e Bashkuara dhe z. Georges Fred Williams, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Athinë, marrin funksionet e Presidentëve.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.