Facebook mund të bllokojë shpërndarjen e lajmeve në Australi

Facebook mund të bllokojë shpërndarjen e lajmeve në Australi

Facebook

Facebook ka kërcënuar se do të ndalojë së publikuari lajme dhe do të bllokojë të gjithë përdoruesit të shpërndajnë lajme në Australi, nëse qeveria vendos një ligj që i kërkon Facebook të paguajë për lajmet e shpërndara.

Ky reagim vjen pas një projektligji që i kërkon Facebook dhe Google të paguajnë organizatat mediatike për çdo lajm të shpërndarë, shkruan The New York Times.

Lexoni: Aladini ju mundëson të hapni dyqanin tuaj online

“Bizneset mediatike nuk kanë asnjë opsion përveçse t’i përdorin platformat dhe nuk kanë pasur mjaftueshëm mundësi të negociojnë mbi pagesën për përmbajtjen e shpërndarë”, tha Rod Sims, kryetari i Komisionit të Konkurrencës dhe Konsumatorit në Australi.

Sims tha se ky projektligj po krijohet për të rregulluar balancën mes organizatave mediatike dhe platformave digjitale.

Por, në rast se ky projektligj miratohet, Facebook është shprehur se do t’i ndalojë të gjithë përdoruesit në Australi të shpërndajnë lajme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0