Këto destinacione mahnitëse janë përsëri të hapura përsëri për turistët amerikanë. Ndërsa udhëtimet vendase janë kufizuar vetëm në zona që kanë numër në ulje të rasteve të koronavirusit, sytë e turistëve po kthehen drejt destinacioneve të pa eksploruara më përpara. Ndërsa është e vërtetë që COVID-19 është akoma mes nesh – dhe ne të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për të parandaluar përhapjen e saj — është e mundur që amerikanët të udhëtojnë përsëri, duke ndjekur masat e sigurisë.
Megjithëse shumica e vendeve nuk i kanë hapur kufijtë e tyre për amerikanët, ka një numër në rritje të shteteve që lejojnë udhëtarët, me kusht që të gjithë turistët të plotësojnë një numër kualifikimesh shëndetësore. Këto janë vendet e nënvlerësuara të hapura për udhëtarët amerikanë – asnjë prej të cilave nuk kërkon karantinë 14-ditore pas mbërritjes.
Shqipëria
Shqipëria i ka të gjitha: plazhet, malet, vendet antike dhe një klimë e jashtëzakonshme mesdhetare. Por vendi i vogël nuk ka turmat e disa fqinjëve të tij. Amerikanët që kërkojnë të vizitojnë Shqipërinë nuk kanë nevojë të shqetësohen për hyrjen me një test negativ COVID, por përdorimi i maskës është e detyrueshme në hapësirat publike në të gjithë vendin. Përveç kësaj, Shqipëria është pothuajse tërësisht e hapur për biznes.
Bjellorusia
Kur shumica e amerikanëve mendojnë të vizitojnë Evropën, Bjellorusia ndoshta nuk është destinacioni që ju vjen në mendje. Por vendi i Evropës Lindore tërheq vizitorët për peizazhet dhe jetën e egër mbresëlënëse (bizonët e rrallë evropianë jetojnë këtu), kështjellat në fshat dhe kryeqytetin e gjallë, Minsk. Amerikanëve nuk ju kërkohet të paraqesin një test negativ të COVID pas mbërritjes, megjithëse temperatura mund t’ju matet në aeroport.
Kroacia
Me siguri më i famshmi nga vendet e Ballkanit, vendi mw atraktiv i Kroacisë është qyteti me mure Dubrovnik, por pjesa tjetër e vendit mbetet disi e pa eksploruar për turistët amerikanë. Amerikanët lejohen ta vizitojnë, me kusht që të kenë një test negativ COVID-19 PCR të bërë brenda 48 orëve nga mbërritja. Nëse mbërrini me një provë negative të marrë jashtë kësaj periudhe kohore, do të duhet të karantinoheni për shtatë ditë, pas së cilës mund të bëni një test në vend.
Dominika
Para pandemisë, më pak se 100,000 turistë do të kalonin natën në Dominica çdo vit, ku shumica ndaleshin ndërsa ishin në anije. Por ishulli i Karaibeve është i hapur për turistët amerikanë, për sa kohë që ata arrijnë me një test negativ COVID-19 PCR që është bërë jo më pak se 72 orë nga mbërritja. Vizitorët duhet të plotësojnë një pyetësor shëndetësor 24 orë para mbërritjes, dhe me mbërritjen në ishull, ata mund t’i nënshtrohen testimit të mëtejshëm COVID.
Egjipti
Nëse keni ëndërruar të shihni Piramidat e Mëdha të Gizës, mund ta bëni realitet këtë ëndërr Egjipti ka hapur kufijtë e tij për amerikanët që arrijnë me një test negativ COVID-19 PCR të bërë jo më pak se 72 orë më parë. Amerikanët gjithashtu mund të kenë nevojë të provojnë që kanë bërë sigurimin shëndetësor. Shumë biznese janë të hapura, por me kapacitet të kufizuar: për shembull, restorantet janë detyruar të punojnë me kapacitet të reduktuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.