Australia do të ofrojë vaksinën falas për të gjithë popullsinë

Australia do të ofrojë vaksinën falas për të gjithë popullsinë

vaksinën falas

Australia ka siguruar qasjen ndaj një vaksine premtuese kundër COVID-19 dhe thotë se do të jetë në gjendje të shpërndajë doza falas për të gjithë popullatën e saj prej 25 milionë banorësh. Kjo marrëveshje do ti kushtojë qeverisë miliarda dollarë, por qytetarët do ta përfitojnë vaksinën falas.

Vaksina në fjalë është ajo që po zhvillohet nga kompania farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it.

AstraZeneca në partneritet me Universitetin e Oksfordit, ka nisur fazën e tretë të testimit klinik, në të cilin po marrin pjesë mijëra njerëz. Kompania ka arritur tashmë marrëveshje me disa qeveri dhe organizata për të prodhuar të paktën 3 miliardë doza të vaksinës, dhe dërgesat e para do të fillojnë nga muaji shtator.

Lexoni: Pas Rusisë edhe Kina prezanton vaksinën kundër COVID-19

Në një fazë të mëvonshme do të përcaktohen më shumë detaje konkrete si çmimi dhe shpërndarja. “Nëse testet klinike rezultojnë të suksesshme, atëherë marrëveshja me AstraZeneca do të na garantojë akses të hershëm për çdo australian”, deklaroi kryeministri Scott Morrison.

Sipas tij, vaksinimi me shumë gjasë ka për të qenë i detyrueshëm. Australia ka shënuar 450 vdekje nga koronavirusi, shumica e tyre pasojë e një shpërthimi të vrullshëm të sëmundjes në shtetin e Viktorias, i cili në fillim të këtij muaji shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosi masa të rrepta izolimi pas një shtimi të menjëhershëm të infektimeve.

Viktoria ka ende më shumë së 7.000 raste aktive, por numri i të prekurve të rinj ka pësuar rënie javën e kaluar. Vaksina e Oxford dhe AstraZeneca është një prej pesë kandidateve premtuese për të mbërritur fazën më të avancuar të testeve klinike dhe shumë vende të botës po përpiqen ta sigurojnë për popullatat e tyre.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0