

Mentoret e suksesit tuaj
Original price was: 2,500.00L.2,250.00LCurrent price is: 2,250.00L.
Çdokush në jetë ka nevojë për mentorë që të arrijnë atë që duan. Betejat nuk janë personale në këtë jetë dhe as fitohen duke qenë të vetmuar. Prandaj, ne kemi përzgjedhur dy nga mentorët më të mirë të disiplinës së zhvillimit personal; Njërin të traditës, Napoelon Hill dhe tjetrin, të ditëve tona, Anthony Robbins. Me këta dy mentorë sfidat do të jenë më të lehta.
‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’…. Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.
Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik.
E kush më …



