Një prej kompanive lider, ndërkombëtar në testimin e cilësisë së infrastrukturave dixhitale, umlaut, publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri, ku rezulton se Vodafone Albania ka marrë pikët më të larta të arritura ndonjëherë në vendin tonë, në të gjithë treguesit e performancës së rrjetit celular.
Umlaut ka analizuar cilësinë e rrjeteve celulare në Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve voice dhe data në celular, në qytete të mëdha e të vogla, si edhe rrugë ndërqytetëse. Bazuar në testimet e kryera, Vodafone Albania arriti pikët më të larta të marra ndonjëherë në vendin tonë (893 pikë nga 1000), përsa i përket performancës së rrjetit në total, cilësisë së telefonatës, cilësisë së internetit, si dhe performancës nga të dhënat crowdsourced, rezultate që theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Vodafone në Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh: “Kjo arritje historike është rezultat i investimeve të vazhdueshme dhe tregues që këto investime kanë sjellë diferencën në treg. Jemi shumë krenarë që kemi ndërtuar një rrjet të fuqishëm e të qëndrueshëm në Shqipëri, i cili arriti performancën maksimale edhe në situata sfiduese, siç ishte periudha e Covid-19.
Ky rezultat nuk është vetëm një arritje e radhës për kompaninë, por edhe një përgjegjësi më shumë për të ruajtur intensitetin e punës sonë, në realizimin e shoqërisë dixhitale për Shqipërinë, nëpërmjet rrjetit të fuqishëm Vodafone Gigabit.”
Drejtori Ekzekutiv i Telekomunikacionit në umlaut, Hakan Ekmen, përgëzoi kompaninë Vodafone për këtë arritje: “Përgëzoj Vodafone Albania për arritjen. Me 893 pikë, skuadra e Vodafone ka arritur rezultatet më të larta të siguruara ndonjëherë në Shqipëri në testimet e umlaut.
Klientëve Vodafone iu ofrohet cilësia më e mirë e shërbimeve celulare. Vlerësimi i performancës së rrjeteve celulare nga umlaut standardizon industrinë, duke vlerësuar me korrektësi dhe transparencë infrastrukturën globale dixhitale.”
Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse e zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Superioriteti në cilësinë e rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira në treg për klientët.
Për më shumë informacion rreth rezultateve të testimeve umlaut mund të vizitoni:
https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.