Apple pritet të debutojë me një seri të iPhone-ve 5G këtë vjeshtë. Telefoni i ri mund të jetë në gjendje të lidhet me gjeneratën e ardhshme të rrjeteve pa tela super të shpejtë, sipas analistit Wedbush, Dan Ives. Ky është një moment i rëndësishëm, që mund të ndihmojë në bindjen e miliona njerëzve për të azhurnuar telefonat e tyre inteligjentë. 5G mund ta bëjë iPhone 12 një produkt të domosdoshëm.
Vitet e fundit, konsumatorët kanë pritur më gjatë për azhurnimet e smartphoneve, një trend që gjithashtu mund të përkeqësohet nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Ndërkohë rreziku më i madh për shitjet e pajisjeve të reja është papunësia e lartë dhe rënia e pagave. Analistët kryesisht presin që iPhone 5G të krijojë një “super cikël” të konsumatorëve që blejnë pajisje të reja.
Vlerësohen afërsisht 350 milion nga 950 milion iPhone në treg, që mund të azhurnohen brenda vitit të ardhshëm. IPhone 5G do të bashkohet me një numër të madh të telefonave në treg, të ndërtuar për t’u lidhur me rrjetin e gjeneratës tjetër, duke përfshirë modele nga Motorola (MSI), Samsung (SSNLF), Huawei, LG dhe të tjerët. Samsung, një nga konkurrentët më të fortë të Apple, në janar u mburr se ka mbajtur më shumë se gjysmën e pjesës së tregut global për telefonat 5G. Kujtojmë se javën e kaluar Samsung zbuloi smartphone-in e tij të fundit, Galaxy Note 20, i cili vjen me aftësi 5G.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.