125 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 536. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit një 55 vjeçare nga Vlora ka ndërruar jetë.
122 pacientë po trajtohen në të dy spitalet COVID, 19 janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër, nga 3 raste në Lushnjë, Kurbin, 2 raste në Devoll, nga 1 rast në Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë dhe Gramsh.
Lexoni: Përdorimi i kontrollit të temperaturës për të ndihmuar në kthimin në punë
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.