Program ekspozimi për Startup-et shqiptare

Program ekspozimi për Startup-et shqiptare

Startup-et shqiptare

Ekspozohuni ndaj ekosistemit gjerman për të mësuar dhe për t’u njohur me rrjetet gjermane të startup-eve dhe aktorët e tjerë të ekosistemit!

BE për Inovacion ka hapur thirrjen për aplikime për Programin e Matchmaking dhe Ekspozimit në Gjermani për 45 startup-e shqiptare. Startup-et do të kenë mundësinë të zhvillojnë më tej biznesin e tyre dhe të krijojnë lidhje me startup-e gjermanë dhe kompani, që ndajnë të njëjtin pasion!

Keni një startup jo më të vjetër se 3 vjet dhe jeni aktiv në një nga sektorët e mëposhtëm?

  • Zonat rurale / Agro-tech
  • Turizëm
  • Teknologji e pastrimit
  • Biznes IT dhe i lidhur me punën online
  • Zhvillim Biznesi
  • Gaming

Aplikoni deri më 21 gusht dhe mund të keni shansin për të marrë pjesë në këtë përvojë të mësuari, të fitoni një udhëtim jashtë vendit dhe të krijoni lidhje me startup-et e tjera në Gjermani, që mund t’ju ndihmojnë të rritni biznesin tuaj dhe të zgjeroheni ndërkombëtarisht. Për të aplikuar në këtë projekt, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://socialimp.wufoo.com/forms/qpumc4g1n2tqwk/

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e Projektit, duke klikuar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0