Facebook fshiu një video që presidenti Trump postoi në llogarinë e tij të mërkurën. Kompania tha se postimi përmbante ‘pretendime të rreme’ për koronavirusin.
Postimi përmbante një pjesë të intervistës së presidentit Trump në emisionin “Fox & Friends” mëngjesin e së mërkurës, ku ai deklaroi se shkollat mund të rinisin mësimin në klasa pasi fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj COVID-19.
Ndërkohë që ka shumë të panjohura për koronavirusin e ri, fëmijët mund të infektohen me COVID-19 dhe mjekët thonë se janë në gjendje ta përhapin atë te të tjerët, madje edhe pa simptoma.
Lexoni: Instagram prezanton kopjen e Tik Tok
“Kjo video përfshin pretendime të rreme se një grup njerëzish janë imunë nga COVID-19 që është një shkelje e politikave tona rreth dezinformimit të dëmshëm për COVID-in,” tha zëdhënësja e Facebook, Liz Bourgeois në një deklaratë për TechCrunch.
Vendimi për heqjen e videos sinjalizon një drejtim të ri të Facebook, i cili kohët e fundit po ndërmerr hapa shtesë për të distancuar veten nga perceptimi se kompania mbyll një sy ndaj sjelljes së dëmshme të presidentit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.