Skema e IDEA-Grant në mbështetje të aspirantëve për sipërmarrës

Skema e IDEA-Grant në mbështetje të aspirantëve për sipërmarrës

IDEA-grant

Njësia e Zbatimit të projektit PIU- ProSEEED pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë njofton të gjitha bizneset ekzistuese, bizneset e reja, dhe start-upe se kanë filluar aplikimet për Skemën e IDEA-Grant në mbështetje të aspirantëve për sipërmarrës. Thirrja për aplikim do të mbetet e hapur deri në datë 31.01.2021.

IDEA Grant është pjesë e programit 2 vjecar ProSEED, i cili është një bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, objektivi i të cilit është të sjellë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, të nxisë punësimin, arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri, duke i dhënë shtysë punësimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe vetëpunësimit, veçanërisht për të rinjtë e kualifikuar, në tregun shqiptar të punës.

Programi implementohet nën mbikqyren e Deutche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë së Shqipërisë dhe përmes skemës IDEA-Grant ofron mbështetje financiare për biznese ekzistuese, ide te reja biznesi dhe start-upe në Shqipëri.   Fushat kryesore që mbulon Skema IDEA- Grant janë informatika, tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimit, por jo vetëm.

Thirrja për propozim 21 për periudhën 1-31.07.2020

Për t’u njohur me kriteret e aplikimit, si dhe me dokumentacionin e nevojshëm për aplikime, klikoni në:

Formular Aplikimi -IDEA Grant

Biznes Plan -IDEA Grant

Formular vetëdeklarimi – IDEA Grant

Rregullorja e Thirrjes për Propozim IDEA- Grant

Formati Excel për tabelat e Biznes Planit – IDEA Grant

Udhëzues për Hartimin e Tabelave Financiare – IDEA Grant

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0