Botës digjitale shumë shpejt pritet t’i shtohet një program i ri, i cili kthen gjuhen e folur shqipe në atë të shkruar. E ky është programi i cili po jetësohet nga Betim Drenica dhe ekipi i tij.
Betimi i cili për një kohë punoi si afarist në Amerikë, e she këtë si një mundësi të mirë për hapjen e gjuhës standarde shqipe ndaj botës. Duke e ditur se transkriptimi i bashkëbisedimit mund të bëhet pa e prekur fare tastierën, atëherë ky program mund të jetë i aplikueshëm jo vetëm për nevoja të individëve por edhe institucionale, si për procesverbalet e seancave të kuvendeve komunale, parlamentare, seanca gjyqësore, e bisedat telefonike të hetuesisë.
Përveç gjuhës standarde, ekipi në një të ardhme planifikon që programi t’i njeh të gjitha dialektet dhe zhargonet e shqipes. Megjithëkëtë, ky nuk është programi i vetëm digjital për shqipen. Ata janë në realizim të një programi tjetër, që për detyrë do të ketë korrigjimin gramatikor të teksteve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.