Kompanitë ajrore dhe turistike janë të shqetësuara se ndryshimet e rregullave të udhëtimit po shuajnë shanset e tyre për të fituar diçka nga ky sezon Linjat ajrore, hotelierët dhe operatorët turistikë në Evropë janë të shqetësuar se ndryshimet e papritura të rregullave të udhëtimit për shkak të koronavirusit nga qeveritë, po shuajnë shanset e tyre për të fituar diçka nga një sezon i shkatërruar pushimesh.
Vendimi i papritur i qeverisë britanike të shtunën për të shtuar Spanjën në listën e saj të vendeve “me rrezik”, duke detyruar dhjetëra mijëra britanikë që tashmë pushojnë në Spanjë të karantinohen për 14 ditë pas kthimit të tyre, dhe planet pezull të dhjetëra mijëra të tjerë, i ka dhënë një goditje të madhe shpresave se industria e udhëtimeve mund të jetë në gjendje të kompensojë disa nga humbjet e saj masive nga pandemia.
Britania dhe fqinjët e saj evropianë kohët e fundit hoqën ndalimet për udhëtime jashtë vendit për turizëm, në përpjekje për t’u rikthyer në një farë normaliteti. Linjat ajrore evropiane dhe agjencitë e udhëtimeve lobuan fuqishëm për ta bërë këtë. “Kjo do të shkaktojë kaos të madh për agjencitë e udhëtimit pasi ato janë në pikun e sezonit tani,” thotë eksperti i turizmit, Paul Charles.
Britania nuk është e vetmja që po këshillon kujdesin. Të shtunën Irlanda e hoqi Britaninë nga listë e vendeve “të sigurta”, duke u thënë qytetarëve të saj të shmangin të gjitha udhëtimet thelbësore në atë vend. Franca ka lëshuar një paralajmërim për udhëtimet në Spanjë. Qeveria franceze nuk e ka mbyllur kufirin me Spanjën, por një zyrtar francez i tha Zërit të Amerikës se Parisi po e shqyrton këtë mundësi.
Edhe Norvegjia po këshillon kundër udhëtimeve në Spanjë. Lëvizjet e papritura ka të ngjarë të pengojnë udhëtarët në përgjithësi të rrezikojnë udhëtimet në vendet e tjera për shkak të mundësisë së kufizimeve të reja që mund të imponohen me pak paralajmërim.
Kjo u theksua nga drejtuesja e qeverisë skoceze, Nicola Sturgeon, e cili tha në Twitter, “Kjo përforcon idenë se situata mund të ndryshojë shumë shpejt me një njoftim të menjëhershëm. Këshilla ime është të jesh i kujdesshëm në lidhje me udhëtimet jashtë vendit që nuk janë thelbësore.” Pothuajse 40 vende në të gjithë botën kanë raportuar rekorde një-ditore në infeksionet me koronavirus gjatë javës së kaluar, dhe frika e një valë të dytë të pandemisë në Evropë po rritet.
Vendimi i qeverisë britanike për Spanjën erdhi pa paralajmërim, duke kapur jashtë vendit vetë ministrin e transportit, Grant Shapps, i cili po pushon në Spanjë me familjen e tij. Zyrtarët britanikë thonë se nuk kishin mundësi tjetër përveç se të shtonin Spanjën në listën e kuqe pas një rritje të konsiderueshme të rasteve të koronavirusit në vendin e Mesdheut. Spanja regjistroi 2,255 raste të reja të premten, pas 2.615 rasteve të regjistruara të enjten.
Autoritetet spanjolle thonë se kanë identifikuar 281 shpërthime aktive me një të tretën e tyre të shkaktuar nga grumbullimet shoqërore ose familjare. Klubet e natës janë identifikuar gjithashtu si pika të nxehta. Zyrtarët spanjollë paralajmërojnë një valë të dytë të mundshme të infeksioneve, me rajonin verilindor të Katalonjës ndër më të prekurit. Katalonja ka mbyllur aktivitetet gjatë natës për dy javë.
Ka shqetësime edhe në rajonin italian të Lacios, që përfshin Romën. Zyrtarët rajonalë paralajmëruan javën e kaluar se mund të ketë një izolim të dytë pasi rastet e koronavirusit filluan të rriten përsëri. Autoritetet paralajmëruan që kufizimet për të frenuar përhapjen e virusit mund të rivendosen nëse infeksionet vazhdojnë të shtohen. Ishin 17 raste të reja të konfirmuara të dielën e kaluar, me 10 në mesin e njerëzve që u kthyen në vend nga jashtë. Komisioneri shëndetësor i Lacios, Alessio D’Amato, u bëri thirrje njerëzve të vishin maska në hapësira publike sipas udhëzimeve. “U bëj thirrje të përdorni maskat, përndryshe, do të duhet të izolohemi përsëri. Ne nuk mund të kthehemi mbrapa dhe të shpërdorojmë të gjitha përpjekjet e bëra deri më tani, “tha ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.