Shkencëtarët do të fillojnë një udhëtim tërheqës për të zbuluar se çfarë qëndron në fund të një ‘vrime blu’ misterioze që shtrihet 425 metra poshtë detit. Studiuesit synojnë të zbulojnë se çfarë lloj krijesash mund të mbijetojnë në fund të një grope të tillë. Vetë vendi quhet ‘Banania e gjelbër’ dhe shtrihet në Bregun e Gjirit të Floridës, në pjesën kontinentale.

Misioni për të zbuluar sekretet e vrimës së Bananes së Gjelbër është pjesë e një plani tre vjeçar për të studiuar vrimat blu dhe gjallesat që jetojnë atje. Ekspedita e Bananes së Gjelbër është sponsorizuar nga Shoqata Kombëtare e Oqeanografisë dhe Atmosferës (NOAA) e SHBA dhe do të dërgojë zhytës dhe një grup pajisjesh të shtrenjta dhe të teknologjisë së lartë monitoruese. Ata do të testojnë nivelet ushqyese të ujit, si dhe do të ekzaminojnë mikrobet që hasen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto