Samsung zgjeron gamën Wind-Free™ me montim në mur

Samsung zgjeron gamën Wind-Free™ me montim në mur

Samsung

Samsung ka zgjeruar gamën Wind-Free™ me montim në mur në instalime komerciale dhe pompa ngrohëse për banesa.

Pas prezantimit zyrtar të platformës së kondicionerëve me montim muri Wind-Free™ në janar të këtij viti, Samsung tashmë prezanton Wind-Free™ Deluxe, një kondicioner me montim në mur për pompat e tij ngrohëse VRF (DVM) dhe Eco Heating System (EHS). Me Wind-Free™ Deluxe për VRF, Samsung zgjeron gamën e tij Wind-Free™ në ndërtesa komerciale të mesme dhe të mëdha, si p.sh. hotelet dhe zyrat. Me Wind-Free™ Deluxe për EHS, për shtëpitë e banimit mund të krijohet një zgjidhje e njësuar ngrohje-ftohjeje. Wind-Free™ Deluxe vjen me teknologjinë unike Wind-Free™ Cooling të Samsung, të plotësuar me opsione komandimi inteligjente dhe lehtësi më të madhe instalimi.

20 korrik, 2020, Amsterdam, Holandë – Samsung Electronics Air Conditioner Europe B.V. (SEACE) dje lançoi zyrtarisht Wind-Free™ Deluxe: kondicionerin e ri me montim në mur për gamën e produkteve të tij të pompave ngrohëse VRF (DVM) dhe Eco Heating System (EHS), me teknologjinë unike Wind-Free™ Cooling dhe funksione komandimi inteligjente. Për EHS, Wind-Free™ Deluxe mund të kombinohet me pompën ngrohëse TDM Plus dhe njësinë Tank Integrated Hydro Unit, për të formuar një zgjidhje ClimateHub për ftohje, ngrohje dhe furnizim me ujë të ngrohtë për banesën.

“Me prezantimin e gamës së re Samsung Wind-Free™ me montim në mur për instalim në banesa më herët gjatë këtij viti, ne kemi përforcuar pozicionin tonë lider në tregun e produkteve novatore për ftohje e ngrohje. Por ka qenë gjithnjë synimi ynë ta vëmë në dispozicion teknologjinë Wind-Free™ për një audiencë edhe më të gjerë.” – tha Xavier Feys, zv/President i departamentit të parashitjes, zhvillimit të biznesit, shërbimit të klientit dhe menaxhimit të produkteve në SEACE. “Me Wind-Free™ Deluxe, tani kemi mundësinë ta realizojmë këtë synim dhe t’u ofrojmë më shumë përdoruesve shansin të përjetojnë një klimë komode brenda pa rryma të pakëndshme ajri.”

Teknologjia e ftohjes Wind-Free™

I ngjashëm me modelet Wind-Free™ me montim në mur për përdorim në banesa, Wind-Free™ Deluxe është i pajisur me teknologjinë unike Samsung Wind-Free™. Teknologjia Wind-Free™ përmirëson komoditetin në ambientet e brendshme duke përdorur mijëra mikrovrima për përhapjen e ajrit të freskët pa shpërthime të pakëndshme ere të ftohtë. Në modalitetin Wind-Free™, ajri përhapet lehtë e qetë, duke krijuar një mjedis ‘Still Air’1 që u mundëson njerëzve të jetojnë, punojnë e çlodhen në komoditet pa përjetuar rryma të pakëndshme ajri të ftohtë.

Funksionim inteligjent

Samsung Wind-Free™ Deluxe mund të vihet në punë përmes komandave të lidhura apo me valë që kanë funksione të ndryshme të përparuara për komandim komod të klimës në ambiente të brendshme. Për më tej, njësia mund të komandohet e monitorohet në distancë përmes Samsung SmartThings App dhe Bixby Voice Control2, duke u mundësuar përdoruesve ta ndezin apo fikin kondicionerin, të zgjedhin modalitete të preferuara ftohjeje, të planifikojnë veprimet dhe të monitorojnë konsumin e energjisë. Për ofrimin e funksioneve Smart, duhet instaluar seti opsional Wi-Fi.

Instalim i lehtë

Njësia e re është projektuar për instalim e servis më të lehtë dhe më të shpejtë se modelet e zakonshme me montim muri. Krahasuar me kllapat e zakonshme, Wind-Free™ Deluxe përdor kllapa me rul që rrëshqasin lehtësisht në vend dhe për të cilat nevojiten vetëm dy vida instalimi. Kjo sjell deri në 45% ulje të kohës së instalimin në krahasim me modelet e zakonshme3. Për më tej njësia vjen me një kapak puthitës të poshtëm që mund të hapet e të mbyllet lehtë në rast servisi. Për shkak të vendosjes së jashtme të filtrave të ajrit, servisi mund të kryhet pa e hapur të gjithë njësinë.

TDM Plus

Brenda gamës EHS, Wind-Free™ Deluxe mund të kombinohet me sistemin TDM Plus. Ky sistem është sistem tërësor ajër-ujë (A2W) dhe ajër-ajër (A2A) që ofron një zgjidhje të plotë klime për shtëpinë. Mund të përdoret gjatë gjithë vitit për ftohje dhe ngrohje, për t’iu përgjigjur një larmie situatash e nevojash të ndryshme të përdoruesve. Mundëson ngrohje/ftoje nën dysheme dhe ngrohje me radiator, si dhe ofron ftohje ajër-me-ajër me opsione të ndryshme për kondicionimin e ajrit, si p.sh. Wind-Free™ Deluxe. Potenciali i sistemit mund të maksimizohet duke e lidhur në rrjetin inteligjent apo me energjinë diellore (PV).

Linja e produkteve

Modelet Wind-Free™ Deluxe të Samsung ofrohen nga sot si DVM (Variable Refrigerant Flow) dhe Eco Heating System (EHS).

Për VRF (DVM) njësitë luhaten në kapacitet nga 1,5 deri në 8,2 KW dhe ofrohen me dhe pa set EEV.

Për EHS njësitë luhaten në kapacitet nga 1,5 deri në 8,2 KW dhe ofrohen vetëm me një set EEV.

Ofrimi i gamave të ndryshme mund të ndryshojë sipas tregut vendas.

ASHRAE (Shoqata Amerikane e Inxhinierëve të Ngrohjes, Ngrirjes dhe Kondicionerëve) e përcakton “ajrin pezull” si rryma ajri që lëvizin me shpejtësi nën 0,15 m/s, me mungesë rrymash të ftohta.

Nevojitet lidhje me Wi-Fi dhe llogari në aplikacionin Samsung SmartThings. Wi-Fi Kit duhet porositur veçmas. Kërkon iOS 10.0 e lart dhe Android 5.0 e lart. Mund të ketë kërkesa të mëtejshme për ta zbatuar SmartThings për ndërtesa tregtare të madhësive të mesme e të mëdha. Ofrimi i veçorive të përshkruara mund të varet nga ekzekutimi. Komandimi zanor me Bixby ofrohet në anglisht (SHBA, MB, Indi), kinezisht, koreanisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, portugalisht dhe spanjisht.

Provuar në modelin AM022TNVDKHEU në krahasim me modelin e zakonshëm AM022JNVDKHEU të Samsung në kushte të caktuara prove dhe mund të luhatet në varësi të faktorëve dhe të përdorimit të caktuar.

Informacion për Samsung Electronics Air Conditioner Europe B.V. (SEACE)

Që nga prezantimi i kondicionerit të tij të parë në 1974, Samsung Electronics e ka zgjeruar me shpejtësi veprimtarinë botërore në sistemet e klimës dhe ka hyrë në tregun evropian të kondicionerëve komercialë në 2005. Për shkak të rritjes së shpejtë dhe të mbështetjes së përkushtimit afatgjatë ndaj tregut evropian, Samsung Electronics ka hapur Samsung Electronics Air Conditioner Europe B.V. (SEACE) në fillim të 2017 në Amsterdam, Holandë. Selia e posaçme në Evropë synon të forcojë dhe përqendrojë aktivitetet në mbi 30 shtete evropiane.

SEACE ofron trajnim të vazhduar teknik për zgjidhje rreth klimës dhe zgjidhje inteligjente për ndërtesa; mbështetje teknike dhe mbështetje pas shitjes për partnerët e sektorit; mbështetur nga reputacioni i cilësisë së Samsung dhe novacioni i fjalës së fundit, duke përfshirë kapacitetet për lidhje digjitale. SEACE synon të përmbushë nevojat e tregjeve evropiane, duke përfshirë dyqanet, hotelet dhe shtëpitë me ftohje, ngrohje, ujë të ngrohtë për banesa, ngrirje dhe zgjidhje inteligjente për ndërtesa.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0