Një skuadër shqiptare në Konkursin Europian të “Kompanitë e Nxënësve” - Business Magazine Albania

Një skuadër shqiptare në Konkursin Europian të “Kompanitë e Nxënësve”

Konkursi Europian i “Kompanitë e nxënësve” i Junior Achievement ka një ekip nxënësish shqiptarë. Do të ishte shumë inkurajuese nëse do të harxhonit 1 minutë për të votuar për Kompanine JA Roll and Draw që përfaqëson Shqipërinë.

Ju mund të votoni duke klikuar këtu. Kompania Roll and Draw vjen nga Durrësi. Ata kanë ndërtuar një lojë online, që përkthen dijen mësimore në lojë duke dhënë mundësinë e interaktivitetit dhe krijimit të kontentit, kuiceve etj.

Lexoni: Thirrje për Aplikim: Bursat e Shoqërisë Civile

Vota për ta do të ishte një mbështetje për punën që ata kanë bërë, vendosmërinë, këmbënguljen për të vazhduar deri ne fund, pavarësisht faktit se kanë humbur shtëpitë në tërmet dhe COVID-i ia vështirësoi punën.

Duke i suportuar me votimin tuaj, ju tregoni dashamirësi dhe krenari për talentët tanë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0