Thirrje për Aplikim: Bursat e Shoqërisë Civile - Business Magazine Albania

Thirrje për Aplikim: Bursat e Shoqërisë Civile

bursa

Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, shpall thirrjen për Aplikime për Bursat: Civil Society Scholar Awards (CSSA), për vitin Akademik 2020 -2021.

QËLLIMI:
Civil Society Scholar Awards (CSSA) mbështet projekte akademike për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike, të pasurojnë kërkimet me angazhim social në vendin e tyre ose në rajon.

KUSH MUND TË APLIKOJË:

Studentë të Doktoraturës që studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit;

Staf Akademik me kohë të plotë në Universitetet në Shqipëri (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).

AKTIVITET QË MUND TË FINANCOHEN:
Projekte akademike afatshkurtër, të tilla si: kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita kërkimore në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime kërkimore që çojnë në publikime ‘peer- revieëed’. Nuk ofrohet mbështetje për ‘tuition fee’.

FUSHAT E STUDIMIT:
Propozimet për çdo fushë brenda Shkencave Sociale dhe Humane janë të mirëpritura, por me prioritet do të jenë ato që specifikisht do të adresojnë çështje të mprehta të shoqërisë, si:

“Mbrojtja kundër autoritarizmit në rritje;

Zhvillimi i qëndrueshëm, veprimi i klimës dhe zbutja e efekteve të klimës;

Drejtësia ekonomike dhe të drejtat e punëtorëve;

Demokracia e informacionit;

Adresimi i ndikimit të pandemisë Covid-19 në vendlindjen ose rajonin e aplikantit.

AFATI I APLIKIMIT:
Afati i fundit për aplikim është 22 Korrik 2020

Më tepër informacion në lidhje me dokumentacionin e kërkuar do të gjeni te linku:

https://www.opensocietyfoundations.org/grants/civil-society-scholar-awards

Për cdo pyetje apo paqartësi ju mund të kontaktoni në adresën: bursa@osfa.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0