BE rekomandon hapjen e kufijve për 12 shtete, Shqipëria nuk përfshihet

BE rekomandon hapjen e kufijve për 12 shtete, Shqipëria nuk përfshihet

hapjen e kufijve

Bashkimi Europian i ka rekomanduar vendeve anëtare lejimin e udhëtarëve nga 12 shtete të botës, të cilat plotësojnë kriteret e vendosuara nga BE për situatën epidemiologjike. Shqipëria nuk është një prej këtyre vendeve.

Vendimi për hapjen ose jo të kufijve me një vend të caktuar i takon secilit prej vendeve.

Business Mag sjell më poshtë listën e përditësuar në 16 korrik:

  1. Algjeri;
  2. Australi;
  3. Kanadë;
  4. Gjeorgji;
  5. Japoni;
  6. Marok;
  7. Zelanda e Re;
  8. Rwanda;
  9. Korea e Jugut;
  10. Tajlandë;
  11. Tunizi;
  12. Uruguay.

Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit, mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.

Lexoni: SHBA nis fushatë ndërgjegjësuese për mbajtjen e maskave

Sa i përket situatës epidemiologjike, vendet e treta të listuara duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme, veçanërisht:

  • numri i rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë të jetë afër ose nën mesataren e BE-së
  • vendi të ketë tendencë të qëndrueshme ose në rënie të rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme;
  • përgjigjja e përgjithshme e vendit ndaj COVID-19 duke përfshirë aspekte të tilla si testimin, mbikëqyrjen, gjurmimin e kontaktit, kontrollimin, trajtimin dhe raportimin, si dhe besueshmërinë e informacionit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0