85 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 752. Në 24 orët e fundit katër pacientë kanë humbur jetën: një 21-vjeçare, një 49-vjeçare nga Kruja dhe një 56-vjeçar e 67-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruse.
Të infektuarit e rinj janë 44 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, Krujë e Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan e Pogradec, nga 3 raste në Krujë e Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz e Dibër dhe nga një rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Bulqizë dhe Prrenjas.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spital janë të shtruar 88 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 12 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2 091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në spital janë të shtruar 88 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 12 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.