Shpallen fituesit e edicionit të 8-të të ICT Awards në mbrëmjen Gala

Shpallen fituesit e edicionit të 8-të të ICT Awards në mbrëmjen Gala

ICT Awards

Sot u përmbyll edicioni i 8-të i garës mbarëkombëtare në teknologji me shpalljen e fituesve në Mbrëmjen Gala. Mbrëmja Gala e edicionit të 8-të të ICT Awards erdhi pas një pritjeje të gjatë prej më shumë se 5 muajsh dhe u organizua duke respektuar masat e marra nga autoritetet në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Fitues i çmimit Cyber Security u shpall Tanzer Abazi. Tanzer Abazi vjen nga Prishtina dhe ka aplikuar në ICT Awards me projekti Findbug. Ai ka një eksperiencë prej mëse 10 vitesh në teknologji informacioni dhe mbi 8 vite në sistemet e sigurisë së informacionit. Ka punuar me agjenci të ndryshme ligjzbatuese në Kosovë dhe kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimin rreth sigurisë kibernetike në institucione private e publike në Evropën Juglindore.

Fitues i çmimit ICT Diploma e Vitit për edicionin e 8-të të ICT Awards u shpall Elkida Bazaj me projektin A dictionary-based approach to Albanian Stemming Algorithm. Tema e saj e Diplomës kishte për qëllim përmirësimin e algoritmeve të rinj ose ekzistues stemming për gjuhën Shqipe. Stemming është procesi i ndarjes së një fjale në pjesëza më të vogla që kanë kuptim, ose fjalë rrënjë, një proces shumë i rëndësishëm në studimet morfologjike dhe një prej faktorëve kryesorë në inteligjencën artificiale.

Fitues i çmimit ICT Startupi i Vitit për edicionin e 8-të të ICT Awards u shpall Geri Cupi me projektin blockchain MonoChain. MonoChain është një platformë B2B që synon të lehtësojë rishitjen për përdoruesit dhe mundësuar markave të monetizojnë tregun e rishitjeve. Platforma u inkubua në Plug and Play. Në Tetor të 2019-ës nisi një bashkëpunim me gjigantin Oracle. Partnerë të tjerë janë Levi’s, Sëarosvki dhe De La Rue. Monochain operon në tre zyra në Prishtinë, Londër dhe Nju Jork.

Fitues i çmimit ICT Shërbimi Publik i Vitit në Kosovë u shpall Vianova Health me projektin Kosova.health. Në koordinim të aftërt me ministrin Arben Vitia dhe institucionet përkatëse, u lançua platforma kosova.health, ku nëpërmjet Chatbot-it Rosie, u mundësua filtrimi preliminar sipas protokollit zyrtar mjekësor, i cili ndihmoi që të evitohet tej-ngarkimi i stafit mjekësor profesionist. Me këtë sistem u bë e mundur që të gjitha rastet, brenda platformës Vianova të bëhen “track-and-trace”, që nënkupton se personat e infektuar dhe kontaktet e tyre të gjurmohen dhe të evidentohen brenda platformës për observim dhe testim.

Fitues i çmimit ICT Shërbimi Publik i Vitit në Shqipëri u shpall Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me projektin eDM. Sistemi i Drejtuesit të Mjeteve, Dëshmive dhe Certifikatave – eDM është një sistem kompleks dhe gjithëpërfshirës duke mundësuar përmbushjen e të gjithë funksionaliteteve që lidhen me dëshmitë e drejtuesve të mjeteve.

Fituese e çmimit Gruaja në ICT u shpall Diana Xhumari. Diana është drejtuese e kompanisë së transformimit digjital Tegeria. Ajo ka një eksperiencë të gjerë në fushën e digjitalizimit, programimit, konsulencës në 18 vende të botës.

Fitues i çmimit ICT Ylli në Ngritje i Vitit për edicionin e 8-të të ICT Awards u shpall Venis Morina me projektin Xcom. Zgjidhja e tij është lehtësimi i blerjes së produkteve në markete, menaxhimi i ekonomisë së konsumatorit, analizimi i të dhënave të shitjes, reklamimi i produkteve dhe rritja e shitjeve të marketeve. XCom përdor teknologjitë e fundit si inteligjenca artificiale dhe realiteti i shtuar.

Fitues i çmimit ICT Inovacioni i Vitit për edicionin e 8-të të ICT Awards u shpall Endri Dibra me projektin Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications, një aplikacion mobil për pacientë dhe kirurgë i ndërtuar i gjithi në inteligjencë artificiale dhe realitetin e shtuar. Funksioni kryesori i produktit është të vizualizojë trajtimet kirurgjikale direkt në trupin e pacientit. Është një mjet komunikimi, edukimi dhe vendimmarrjeje për kirurgë dhe pacientë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për çdo kontribut të dhënë nga ICT Awards. “Historia ka treguar se bashkëpunimi i ideve kreative ka siguruar histori suksesi afatgjate.”

 “Sot jemi në aktin final të një rrugëtimi të gjatë që ka nisur prej kohësh nga organizatorët për përzgjedhjen e të talenteve nga trevat shqipfolëse,” tha Kryetari i Jurisë z. Altin Petre.

“Ky nuk është thjesht një event ku ne vishemi bukur dhe duartrokasim fituesit. Është një kryengritje, është një natë që feston me të gjitha ata që luftojnë çdo ditë që Shqipëria jonë të mos jetë thjeshtë një vend i vogël në hartë. E bëjmë për ata që punojnë çdo ditë në heshtje.”

Bashkëthemeluesi i ICT Awards, Kushtrimi Shala e hapi mbrëmjen gala me fjalën e tij hapëse. “ICT Awards është një event që profesionistët e fushë e presin me padurim.”

ICT Awards

ICT Awards nisi edicionin 8-të me 7 Shkurt në Tiranë ku zbuloi për komunitetin e ICT kriteret, vlerësimet dhe shpërblimet e këtij viti dhe kategoritë e garës: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Diploma e Vitit, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe ICT Siguri Kibernetike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0