Sensacioni i K-Pop, Blackpink “pushton” TikTok

Sensacioni i K-Pop, Blackpink “pushton” TikTok

TikTok

Çfarë do të ndodhte nëse do të bashkonim TikTok,  rrjetin social me rritjen më të shpejtë në botë, dhe Blackpink,  një grup muzikor Korean i muzikës Pop që “rrëzoi” YouTube një javë më parë, duke thyer rekordin për më shumë shikime në 24 orë, me 82.4 milion ‘views’  për videon e tyre më të fundit muzikore?

Përgjigja është fushata #danceAwesome, më shumë çmime, thyerje rekordesh dhe miliona reagime pozitive nga e gjithë bota. Përkatësisht, pas bashkëpunimit të prezantuar së fundmi me grupin popullor mbarë globit K-Pop BTS, në formën e një edicioni special për Galaxy S20 + dhe Galaxy Buds +, Samsung u bashkua me një tjetër grup Korean që po bën bujë, duke nisur një prirje masive në platformën TikTok. Blackpink është një grup muzikor me katër anëtare që kanë më shumë mbi 40 milion ndjekës në YouTube në vetëm katër vjet të ekzistencës së tyre. Gjithashtu, ato janë grupi i parë me femra që nuk këndojnë në anglisht, por kanë arritur të renditen në klasifikimet e famshme të revistës Billboard.

Vajzat nga grupi Blackpink krijuan një koreografi të lezetshme me një melodi “fiksuese”, në të cilat fjalët “ekran i shkëlqyeshëm, kamera e shkëlqyeshme, bateri e gjatë” përsëriten ritmikisht, duke theksuar funksionet që janë më të rëndësishmet për përdoruesit e telefonit, të cilat gjithashtu karakterizojnë serinë e re Galaxy A.

TikTok

Siç pritej, përgjigja nga të rinjtë dhe fansat e Blackpink në të gjithë botën ishte fantastike – pasi 4.7 milion prej tyre iu bashkuan sfidës #danceAwesome dhe regjistruan versionin e tyre të koreografisë në nder të modeleve të serisë Galaxy A, të cilat morën më shumë se 20.2 miliard shikime në TikTok. Konfirmimi përfundimtar erdhi nga Association for Design and Art, e cila vlerësoi fushatën për kreativitet dhe risinë e jashtëzakonshme.

Shikoni disa nga më të suksesshmit #danceAwesome TikTok më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=vhG3tZ1u-mU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0