Takim për Ekonominë Qarkulluese, rritja e ndërgjegjësimit të OShC-ve dhe NVM-ve

Takim për Ekonominë Qarkulluese, rritja e ndërgjegjësimit të OShC-ve dhe NVM-ve

Ekonomia qarkore

Qendra për Aftësi Konkurruese do të organizojë takimin për rritjen e ndërgjegjësimit dhe krijimin e rrjetit të bashkëpunimit të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit të OShC-ve dhe NVM-ve mbi rëndësinë e Ekonomisë Qarkulluese në përputhje me Paketën e Ekonomisë Qarkulluese të BE-së”, financuar nga Bashkimi Europian.

Ky takim do të kryhet për rritjen e ndërgjegjësimit dhe krijimin e rrjetit të bashkëpunimit në datën 13 korrik, ora: 10.00 – 13.00, pranë Hotel Tirana International, tek Salla “Metropol”.

Projekti “Rritja e ndërgjegjësimit të OShC-ve dhe NVM-ve mbi rëndësinë e ekonomisë qarkulluese në përputhje mePaketën e Ekonomisë Qarkulluese të BE-së” synon të krijojë vetëdijen dhe edukimin për publikun e gjerë dhe palët e interesuara mbi strategjinë e Ekonomisë Qarkulluese të BE-së, me synimin drejt një ekonomie të qëndrueshme me karbon të ulët, burime efikase dhe konkurruese.

Qendra për Aftësi Konkurruese është një organizatë jo fitimprurëse dhe ka si mision zhvillimin e aftësive të individëve, organizatave dhe institucioneve, që të jenë konkurruese nëpërmjet inovacionit, sipërmarrjes dhe ndërkombëtarizimit.

Ky takim zhvillohet në vazhdën e aktiviteteve të rritjës së ndërgjegjësimit dhe rritjes së kapaciteteve me aktorë të ndryshëm lidhur me ekonominë qarkulluese.

Kriza aktuale shëndetësore dhe ekonomike pas shpërthimit të Covid-19 treguan edhe një herë rëndësinë e një ekonomie të gjelbër dhe modeleve të pastra të biznesit. Kjo krizë hodhi më shumë dritë në rëndësinë e Planit të Veprimit të BE-së për Ekonominë Qarkulluese dhe mbështet aktivitetet e kryera nga QAK në Shqipëri, me qëllim ngritjen e vetëdijes për ekonominë qarkulluese.

Objektivat e takimit: Prezantimi i progresit të projektit; prezantimi dhe diskutim i raportit kërkimor të bërë nga QAK me publikun e gjerë dhe NVM-të, me qëllim matjen e nivelit të njohurive dhe ndërgjegjësimit mbi Ekonominë Qarkulluese, pengesat dhe mundësitë e perceptuara; angazhimi i aktorëve në diskutim me qëllim ndarjen e perspektivave të tyre mbi Ekonominë Qarkulluese; dakordësimi mbi follow-up me aktorët e interesuar dhe krijimi i një rrjeti bashkëpunimi për ekonominë qarkullluese sipas modelit katër helikësh (Quadruple Helix Model)

Pjesëmarrësit: Takimi do të sjellë së bashku përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, të shoqërisë civile, të sektorit privat, nga organizatat partnere ndërkombëtare, akademia, si dhe përfaqësues të huaj.

Programi 

10.00 – 10.30

Regjistrimi i pjesëmarrësve

10.30 – 11.30

Hapja e aktivitetit

  • Diskutim në panel: “Ekonomia Qarkulluese nga perspektiva e aktorëve dhe rëndësia e krijimit të rrjetit të bashkëpunimit sipas modelit katër helikësh (qeverisja, NVM-të, akademia, OSHC-të)”
  • Prezantimi i programit dhe objektivave të projektit
  • Fjalët e mirëseardhjes

11.30 – 12-30

  • Diskutim i hapur
  • Përmbledhje e sesionit dhe dakortësimi mbi aktivitetet e ardhshme
  • Prezantim dhe diskutim i raporteve kërkimore të projektit

12.30 – 13.00

Dreka

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0